Rozë

Baba për herë të dytë? Ledri Vula tregon planet me Sarën

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 09 July 2022

Reperi i njohur, Ledri Vula ka deklaruar se do shumë që të ketë një fëmijë të dytë, një motër ose vëlla për Poem. Fillimisht, ai tha se do shumë që të jetë pranë së bijës në çdo moment, por udhëton shumë prej angazhimeve artistike.

“Mua më bie shumë me udhëtu, asnjë fundjavë nuk jam në shtëpi, edhe në këtë moment që po kthehem mezi po pres të rri me të, kur shkojnë ditët kur se takoj, kur thotë një fjalë të re nuk kam qenë aty kur e ka msu, sa gëzohesh edhe të dhemb se nuk ke qenë aty dhe mundohem mos të humb asnjë sekondë me të”, u shpreh Ledri në “Më lër të flas”.

-Advertisement-

Më tej, reperi theksoi se do të donte që Poem Blu mos të ishte fëmijë i vetëm siç është ai.

“Unë jam një fëmijë i vetëm, nuk kam vëlla ose motër aq sa është e mirë aq nuk është e mirë, kur ju shoh juve të dyve nuk do doja me e lënë  pa një motër ose vëlla, do kisha pas qef me një motër ose vëlla”, tha Vula./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera