Lajme

Klinika e Onkologjisë u mbush me ujë, Latifi e viziton: Po bisedojmë me Shqipërinë për t’i ofruar shërbime pacientëve

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 07 July 2022

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, ka vizituar Klinikën e Onkologjisë, për të parë nga afër situatën e krijuar nga dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut në aparaturat kësaj klinke.

Për situatën e krijuar, ministri Latifi, u njoftua nga Kolegjiumi i Klinikës së Onkologjisë, ku nga këta të fundit u kërkua vlersim i detajuar për dëmet e shkaktuara.

“Ministri Latifi, veçoi se deri sa ne presim vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në aparaturat e Klinikës së Onkologjisë, në ndërkohë jemi duke biseduar me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë, për ofrimin e shërbimeve Onkologjike të pacientëve tanë.

-Advertisement-

Po ashtu, ministri Latifi, tha se është e mundur që bisedime të tilla të kemi edhe me shtetet tjerav të rajonit”, thuhet në njoftim.

Numri i pacientëve që kanë qenë në pritje dhe në njëherit në trajtim është 233.

“Ministri Latifi, me këtë rast, falënderoj stafin që kanë qenë prezent në kohën kur ka ndodhur dëmet, të cilët kanë intervenuar në kohë reale”, përfundon njoftimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera