Policia kufitare e Kosovës në aksion, parandalohet kontrabanda me kafshë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/07/20220706_1947573-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
20:07 | 06 July 2022
Njësitë patrulluese të drejtorisë rajonale kufitare (DRK-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.
Si rezultat i kësaj, në rastin e parë sot me datë 06.07.2022, rreth orës 17:10 në fshatin Ramijan komuna e Vitisë, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet automjeti kamionin e Mercedes Benz me targa kosovare të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (H. K), viti i lindjes 1971.
Gjatë kontrollit zyrtaret policor kanë vërejtur se i dyshuari në rimorkio kishte të ngarkuar pesëdhjetë e shtatë (57) krerë dele për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumenti përkatës.
Në rastin e dytë, po ashtu sot rreth orës 17:45 në rrugën Viti-Pozhoran, komuna e Vitisë, është arritur të identifikohet automjeti kamionin e Mitsubish me targa kosovare të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (M. B), viti i lindjes 1974.
Gjatë kontrollit zyrtarët policor kanë vërejtur se i dyshuari në rimorkio kishte të ngarkuar gjashtë (6) krerë gjedhe (lopë) për të cilat nuk posedonte dokumente përkatëse.
Kafshët dyshohet të jenë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë se veriut.
Këto raste janë në proces të trajtimit nga njësitet policore kufitare nga drejtoria rajonale kufitare-Lindje
në bashkëpunim me Prokurorinë përkatëse, Inspektorët e AVUK-ut dhe Doganën e Kosovës.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen dhe menaxhimin efikas të kufirit shtetëror, parandalimin e kontrabandës dhe krimit, në veçanti operacione të vazhdueshme policore po ndërmerren dhe do të ndërmerren në parandalimin dhe kontrabandimin e mallrave në përgjithësi.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/06/Screenshot_2-12.png)
Të tjera
-
Tragjedi në Zvicër! Kamioni përplas për vɗekje 11-vjeçarin shqiptar, po kthehej nga dita e fundit e shkollës me motrën e vogël
Një tragjedi ka ndodhur në Bazel të Zvicër, ku një fëmijë, 11 vjeç, shqiptar ...
-
Deputetët e Kosovës përformojnë më mirë në futboll, mposhtin Shqipërinë 5 me 0
Ka përfunduar ndeshja e futbollit mes deputetëve të Kosovës dhe atyre të Shqi...
-
E rëndë në ndeshjen e shqiptarit, boksieri humb jetën në ring pas grushteve
Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj nukdo të zhvillojë ndeshjen mbrëmjen e sotme...
-
Osmani nesër pret në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovakisë
Të hënën në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pre...
-
ASK: Mbi 300 mijë njerëz e vizituan Kosovën për një vit
Kosova është bërë shtet që 16 vjet. Edhe pse një shtet i ri, asaj nuk p...
-
Petkoviq – Sveçlës: Po i frikësohet posterëve të Vuçiqit
Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq i ka reagua...
-
Kërkesa e Kurtit për nënshkrim dhe tërhëqjen e letrës së Bërnabiq, Lajçak: Po humbim kohë për diçka që s’është relevante
Emisari i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak është pyetur dje rreth letrës së...
-
Biden do të takohet me familjen mes presioneve për të dhënë dorëheqjen pas debatit me Trumpin
Biden nuk tregon shenja të ndryshimit të kursit, duke e përshkruar debatin si...
-
A do të vazhdojnë temperaturat e larta? Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Moti përgjatë javës që vjen pritet të jetë i nxehtë, ndërsa është parashikuar...
-
Në një restorant në Velipojë, 33-vjeçari kë rcënon me armë kuzhinierin – dalin detajet e ngjarjes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në Velipojë, ku një 33-vjeçar...
-
Polisa e sigurimit për mërgimtarët, Abazi: “Qeveria si SuperGjyshja që nxjerrë paratë nga gjiri me ju dhënë nipave dhe mbesave”
Deputeti Haki Abazi ka thënë se polisa e sigurimit për mërgimtarët s’është fa...
-
Haradinaj në një takim me mërgimtarë në Gjermani: Besimin do t’ua kthejmë me punë e zhvillim, me anëtarësim në NATO
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pati një takim përmbyllës me mërgimtarë e...