PDK javën e ardhshme e dërgon në Kushtetuese vendimin e Supremes për vendimin e ZRrE-së
Autori: Gazeta inFokus
16:15 | 06 Korrik 2022
Partia Demokratike e Kosovës javën e ardhshme do ta dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të tarifave.
Kështu ka deklaruar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila tha se partia e saj do ta vazhdojë betejën juridike për të mbrojtur interesat e qytetarëve.
“PDK në javën e ardhshme do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Supremes sepse ne jemi të bindur se është vendim i paarsyeshëm dhe është vendim që ka dëmtuar qytetarët e Kosovës. Nuk do të ndalemi, do ta vazhdojmë rrugën tonë ligjore e juridike për të mbrojtur interesin e qytetarit”, u shpreh ajo.
Sipas saj, ZRrE nuk ka zbatuar vendimet e gjykatave të Kosovës dhe po ashtu është ankimuar ndaj një konstatimi të Avokatit të Popullit që konstaton shkelje të të drejtave të njeriut.
“Në vend që ky bord të merr përsipër që vendimet e gjykatave të respektohen, anëtarët e këtij bordi vazhdojnë të shndërrohen në shembull të keq të sundimit të ligjit për të cilin zotëri Kurti ka fol gjatë. Ata nuk i respektojnë vendimet e gjykatave dhe nuk kthejnë tarifat për të cilat është marr masë pezulluese. Natyrisht që i njëjti Bord ka vazhduar sagën për të kërcënuar institucionet e pavarura, ka pasur ankimimin ndaj Avokatit të Popullit, i cili konstaton se me rastin e tarifimit të energjisë elektrike me çmime të larta që ka dëmtuar rreth 400 mijë qytetarë të Kosovës, ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut, bordi zgjedh që të ankimojë dhe të ankohet pikërisht tek Avokati i Popullit, që mision të tij ka mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ajo.

T� tjera
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
































