Lajme

Qeveria obligon restaurantet e kafiteritë të shërbejnë ujë nga çezma

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 04 July 2022

Qeveria e Kosovës, sot në mbledhjen e saj ka marrë vendim që lokalet e gastronomisë të furnizohen me ujë nga ujësjellësi publik, shkruan Gazeta Infokus.

Po ashtu, objektet e gastronomisë duhet të pajisen me certifikatë të cilësisë së ujit nga Institutit i Shëndetësisë Publike dhe ta ekspozojnë atë në lokale.

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se e gjitha kjo po bëhet që qytetarët të kenë ujë të shëndetshëm dhe të sigurt për pije.

-Advertisement-

“Me qëllim që të vendosim standardet normative të ujit për konsum njerëzor dhe në mënyrë që të mbrohet shëndeti i njerëzve që uji të jetë i pastër dhe i shëndetshëm në objektet e gastronomisë: në rastet kur objektet e gastronomisë furnizohet nga ujësjellësi publik, pronari i objektit nuk mund t‘iu ndalojë qytetarëve që të furnizohen me ujë nga rubineti; në rastet kur objekti i gastronomisë nuk furnizohet me ujë nga ujësjellësi publik, pronari i lokalit duhet ta respektojë nenin 7 dhe 8 të udhëzimit administrativ 10/2021 për ujë të destinuar për konsum njerëzorë dhe të pajiset me certifikatë të cilësisë së ujit nga IKSHPK dhe të njëjtën ta ekspozojë në lokal”, tha Latifi në mbledhjen e Qeverisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera