Lajme

Policia jep detajet e fundit për plagosjen e policëve ku u përfshi Nuredin Lushtaku

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 04 July 2022

Dy zyrtarë policorë janë plagosur gjatë orarit të punë në Skenderaj, për shkak se shqiptuan një gjobë trafiku.

Rasti ka ndodhur të shtunën mbrëma, ku dyshohet se djali e vëllai i ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtakut, Arbër e Arif Lushtaku sulmuan zyrtarët policorë.

Njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, ndërsa zyrtari tjetër nga një mjet i fortë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

-Advertisement-

Bazuar në raportin 24 orësh të policisë për rastin janë arrestuar dy persona e dy të tjerë janë liruar.

“Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik kanë sulmuar dy zyrtarë policorë. Njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, ndërsa zyrtari tjetër nga një mjet i fortë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes si dhe gjatë bastisjes nga njësitet policore janë konfiskuar dëshmi/provave materiale. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar”, thuhet ne raportin e fundit të policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera