Vazhdojnë favoret e Telekomit për PayKos, kompania u pagua qindra mijëra euro përtej kontratës bazë
Autori: Gazeta inFokus
11:10 | 01 July 2022
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka konstatuar se Telekomi i Kosovës, edhe gjatë vitit 2021, ka favorizuar përtej kontratës bazë kompaninë Paykos, duke ia rritur provizionet për shitje të mbushjeve telefonike. Ndërmarrja u dëmtua për 155 mijë euro vetëm më 2021.
Kompania “PayKos”, që nga viti 2015, ka të lidhur një kontratë me ndërmarrjen publike “Telekomi i Kosovës”, si ndërmjetësuese apo distributore e shitjes së mbushjeve telefonike Pre Paid tek palët e treta.
Si rrjedhojë e kësaj kontrate, ndërmarrja Telekomi i Kosovës, sipas raporteve të Auditorit, për vite me radhë është duke u dëmtuar ndjeshëm financiarisht. Kjo ka ndodhur për shkak të ndryshimit të kushteve të kontratës bazë mes dy palëve vit pas viti.
Në fillim të kontratës, çmimet e produkteve dhe shërbimeve kishin të përfshirë TVSH-në dhe provizionin total të shitjes, që ishte 9.7% e transaksionit.
Ndryshe nga kontrata bazë, që parashikonte provizion prej 9.7 për qind për kompaninë, në vitin 2020 dhe 2022, provizioni i njëjtë kishe arritur në 11.45 për qind.
E ndryshimi i kushteve të kontratës, vetëm gjatë vitit 2021, kishte rritur koston e provizioneve të shitjes për këtë kompani në vlerë të 155 mijë e 156 eurove.
Sipas gjetjeve të Auditorit të Përgjithshëm, si rezultat i aneksit të lartëpërmendur, ishin rritur provizionet si në vazhdim: provizioni për shitjet mbi 0.5 milion nga 1% ishte rritur në 1.18%, provizionet për shitjet mbi 1 milion për tremujor nga 1% ishin bërë 1.18%, provizionet për marketing nga 1.20% në 1.42% dhe provizioni vjetor mbi 5 milionë në vit qarkullim, ishte rritur nga 1% në 1.18%.
Mirëpo, faturat me këto përqindje ishin pranuar vetëm deri në muajin maj të viti 2021, ndërsa nga qershori deri në dhjetor, sipas Auditorit të Përgjithshëm, faturat ishin regjistruar sipas kalkulimeve të ndërmarrjes, të cilat nuk korrespondonin fare me faturat e dorëzuara nga operatori ekonomik.
Auditori konstaton me këtë rast se Telekomi i Kosovës deri në muajin maj 2021, kishte paguar 126 mijë e 526 euro më shumë se sa provizioni bazë që ishte paraparë më kontratë.
Gjithashtu, Telekomi deri në maj 2021, kishte shpenzuar edhe mbi 2 mijë euro tjera më shumë si provizion për shitjet mbi 0.5 milionë sesa parashihej në kontratë, dhe mbi 5 mijë e 300 euro më shumë sesa me kontratën bazë kishte paguar për provizionet për shitjet mbi 1 milionë për tremujor (kuartal).
Ndërkohë, për provizionin vjetor (bonus) mbi 5 milionë në vit, kishte paguar rreth 21 mijë euro më shumë sesa që parashihej në kontratën bazë.
“Analizat tona kanë treguar se kompania deri në muajin maj 2021 kishte paguar: – për provizion bazë 126,526€, më shumë sesa që ishte paraparë në kontratën bazë; – për provizionet për shitjet mbi 0.5 milion 2,286€ më shumë sesa me kontratën bazë; – për provizionet për shitjet mbi 1 milion për TM (kuartal) 5,395€ më shumë sesa me kontratën bazë; dhe – për provizion (bonus) vjetor mbi 5 milionë në vit 20,949€ më shumë sesa me kontratën bazë”, thuhet në raportin e ZKA-së për Telekomin për vitin 2021.
Në bazë të raportit të Auditorit, kjo kishte ndodhur si shkak i interpretimit gabim të dispozitave të kontratës që kanë të bëjnë me mënyrën e llogaritjes së provizioneve dhe bonuseve nga ana e menaxhmentit të kompanisë dhe operatorit.
Edhe gjatë vitit 2020, kishte ndodhur e njëjta gjë mes Telekomit dhe PayKos-it.
Telekomi gjatë kësaj periudhe, kishte paguar kompaninë për provizion bazë 281,807 euro më shumë sesa që ishte paraparë në kontratën bazë. Për provizionet për shitjet mbi 0.5 milion, kishte paguar 10,103 euro më shumë sesa që ishte paraparë në kontratën bazë, ndërsa për provizionet për marketing ishin paguar 32,814 euro më shumë sesa që ishte paraparë në kontratën bazë.
“Për provizionet për shitjet mbi 1 milion për TM (kuartal) 21,852 euro më shumë sesa që ishte paraparë në kontratën bazë; dhe – për provizion (bonus) vjetor mbi 5 milion në vit 20,052 euro më shumë sesa që ishte paraparë në kontratën bazë. Kjo kishte ndodhur si shkak i interpretimit gabim të dispozitave të kontratës që kanë të bëjnë me mënyrën e llogaritjes së provizioneve dhe bonuseve nga ana e menaxhmentit të kompanisë dhe OE”, thuhej në raportin e ZKA-së për vitin 2020.
Në total, sipas Auditorit, ndryshimi i kushteve të kontratës, gjatë vitit 2020, e kishte rritur koston e provizioneve të shitjes në vlerë të 366,630.52 eurove. Për më tepër, këto veprime menaxhmenti i Telekomit i kishte ndërmarrë pa një vlerësim paraprak nga Bordi i Ndërmarrjes.
“Bordi i Drejtorëve të sigurojë, që vendimet për të ndryshuar kushtet e kontratës, të jenë të bazuara në analiza paraprake të përshtatshmërisë ekonomike, për të evituar efektet financiare negative nga vendimet e pafavorshme për Kompaninë”, vlerëson Auditori.
Të njëjtin “avaz”, ndërmarrja publike që është duke operuar me humbje për disa vite rresht, e kishte ndjekur edhe në vitin 2019. Në tri raste, kompania kishte blerë nga Telekomi mbushje në vlerë të 3 milionë eurove, prej nga fitoi 900 mijë euro, ani pse me kontratën bazë provizioni ishte përgjysmë më i vogël. Si rezultat, prej 18.7 milionë euro sa ishte vlera e mbushjeve të shitura gjatë vitit 2019, kompania fitoi nga provizioni 2.9 milionë euro. /Buletini Ekonomik/

T� tjera
-
Aleanca: Profile të rreme në Facebook po bëjnë thirrje për vra*sjen e Ramush dhe Daut Haradinajt, provat i janë dorëzuar Policisë
Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj një fushate të organ...
-
Tetë raste të dhu*nës në familje raportohen brenda 24 orëve, gratë viktima
Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në raportin e ...
-
Kriza politike dhe ngecja në rrugën drejt BE-së: Çka thotë draft-raporti për Kosovën?
Të mërkurën e javës së ardhshme, Komisionerja e zgjerimit, Marta Kos, do të p...
-
Vidhet banesa e një gruaje në “Muharrem Fejza” sa ishte jashtë shtetit, arrestohet një shtetase e Maqedonisë së Veriut
Një grua, shtetase e Maqedonisë së Veriut, është arrestuar nën dyshimin se ka...
-
Vjedhje e rëndë në Gjakovë, ‘zhduken’ mbi 100 ar*më zjarri nga një depo
Mbi 100 armë zjarri janë vjedhur nga një depo e armëve në rrugën “Fehmi Agani...
-
Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot
KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona, duke th...
-
“Dilni nga shtëpitë, bashkohuni!” – Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon edhe sot në Prishtinë
Sot në Prishtinë për të katërtën ditë do të protestohet për të kërkuar drejtë...
-
Studentët refuzojnë, Rama këmbëngul, sofra e gurtë e dialogut para Kryeministrisë për të pestën ditë
Kryeministri Rama ka përsëritur sërish ftesën e tij për dialog për protestues...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu,...
-
Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren, Inspektorati gjen parregullsi
Punimet në një objekt ndërtimi në Prizren janë ndaluar përkohësisht, pasi Ins...
-
Çeku zhvillon takime me prindër në Pejë dhe Gjakovë për Strategjinë e Arsimit
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar takime me prindë...
-
Protesta e së shtunës në Tiranë, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qyte...
































