Zgjedhja e Këshillit të ri Drejtues në UP, LDK: Partia në pushtet po vazhdon të kapë bordet e institucioneve të pavarura
Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 25 June 2022
Senati i Universitetit të Prishtinës ka zgjedhur të premten pesë anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ndaj kësaj, ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës, duke thënë se partia në pushtet po vazhdon të kapë bordet e institucioneve të pavarura,
Në reagimin e LDK-së, thuhet se përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së u bë me kriter partiak-klientelist, dhe jo akademik, si dhe me disbalanc total gjinor.
Sipas tyre, këtë ndikim, partia në pushtet po e bën duke ushtruar presion ndaj senatorëve dhe organizatave të afërta me partinë në pushtet.
“Përzgjedhja në masë të madhe dëshmoi se anëtarët u përzgjodhën me kriter partiak-klientelist, dhe jo akademik, me disbalanc total gjinor, duke mos e respektuar as Ligji për Barazi Gjinore. Këtë ndikim partia në pushtet e ka bërë përmes ushtrimit të presionit ndaj senatorëve dhe organizatave studentore të afërta me partinë në pushtet, të cilit i ka ndihmuar një interpretim kundërthënës që u ka marrë mandatin senatorëve nga radhët e studentëve, për çfarë kishte pakënaqësi dhe protestë para Rektoratit të UP-së”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Tutje, LDK e quan të dëmshëm ndikimin e pushtetit në arsim të lartë teksa kërkuan përjashtim të ndikimit partiak në UP.
Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të UP, që morën votat në raundin e tretë, janë: Selim Bezeraj, Rifat Krasniqi, Azem Hajdari, Arian Krasniqi dhe Naser Kabashi.
Të tjera
-
Menduh Thaçi: Fjalorin e vet Mickoski nuk mund ta përdor ndaj Frontit dhe Ali Ahmetit
Kreu i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, që në zgjedhjet presiden...
-
Protesta e festë: Bota shënon 1 Majin
Punëtorë e aktivistë nëpër Evropë e Azi dolën në rrugë të mërkurën e 1 majit ...
-
Ahmeti u përgjigjet sulmeve në fushatë: S’e kanë me BDI-në, por me shqiptarët
Shqiptarët nuk mund të prezantohen në Qeveri nga një koalicion që nuk e refle...
-
“Gratë nuk pushojnë as të dielave”, aktivistë nga Kolektivi Feminist marshojnë për Ditën e Punës
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar marsh protestues për D...
-
Bakoyannis: Asnjë kandidati si Kosovës nuk iu kërkuan aq shumë reforma për KiE
Raportuesja për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, Dora Bakoyannis ka ...
-
Mandatari për kryeministër të Serbisë: S’lejojmë anëtarësimin e Kosovës në KiE, me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira
Millosh Vuçeviq do të jetë kryeministri i ri i Serbisë. Ai ka hyrë në orën e ...
-
Hyn në fuqi marrëveshja “pa kufi” Shqipëri-Kosovë, pika në Morinë me fluks të madh të kosovarëve
Prej ditës së mërkurë, ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit...
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hap i rëndësishëm për komunat në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar nënkryetaret e komunave veriore,...
-
Tërësisht në seancë të mbyllur përfundon dëshminë dëshmitari i 60-të kundër ish-krerëve të UÇK-së
Tërësisht në seancë të mbyllur, e ka përfunduar dëshminë e tij, dëshmitari i ...
-
Kurti takon nënkryetaret e Zveçanit, Zubin Potokut e Mitrovicës së Veriut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të mërkurën me nënkryetaret...
-
“Protestë për dinjitet” – Farmacistët i shpalosin qeverisë 7 kërkesat e tyre
Paga të dinjitetshme, nivelizim të çmimeve, pagesa për receta e respektim të ...
-
Shembet autostrada në Kinë, shkon në 24 numri i viktimave/PAMJE
Ka shkuar në 24 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e shembjes s...