Lajme

Arrin në Tiranë kryeministrja finlandeze, pritet nga Rama

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 21 June 2022

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka mbërritur këtë të martë në Tiranë, ku po zhvillon një vizitë zyrtare.

Kryeministrja Marin është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, të dy kryeministrat kanë ecur në tapetin e kuq ku kanë  përshëndetur delegacionet, duke iu drejtuar kështu zyrës së kryeministrit Rama.

-Advertisement-

Kryeministrja e Finlandës vjen në Shqipëri, në një kohë kur Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e NATO-s, pas agresionit rus të nisur në Ukrainë. /Abcnews

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera