Lajme

Haradinaj në Ditën Botërore të Refugjatëve: Populli ynë e kupton dhembjen e secilit që është dëbuar nga Atdheu

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 20 June 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar sot deportimin e miliona shqiptarëve të Kosovës në Ditën Botërore të Refugjatëve.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se në këtë ditë po ashtu bashkëndjen me dhembjet e ukrainasve që lanë shtëpitë e tyre.

“Dita Botërore e Refugjatëve na kujton dhembjen e madhe të deportimit të miliona shqiptarëve nga Kosova gjatë Luftës Çlirimtare 1998-1999, por edhe deportimit të miliona njerëzve anekënd botës nga zonat e luftës. Veçanërisht, bashkëndjejmë me dhembjet e ukrainasve që lanë shtëpitë dhe atdheun e tyre, në muajt që lamë pas. Populli ynë më së miri e kupton dhembjen e secilit që është deportuar nga shtëpia dhe Atdheu”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera