Pos Osmanit, në Forumin e Prespës për Dialog merr pjesë edhe Kurti
Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 16 June 2022
Me ftesë të homologut të saj nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski, presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, ka udhëtuar për në Ohër për të marrë pjesë në Forumin e Prespës për Dialog me temë: Formësimi i të ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë, i cili i zhvillon punimet prej sot deri më 18 qershor.
Presidentja Osmani do t’i drejtohet panelit përgjatë sesionit kryesor të hapjes zyrtare, me krerë të tjerë shtetesh, me temën: “Çfarë pas luftës në Ukrainë?, ku do të diskutohet mbi realitetin e ri gjeopolitik të krijuar nga lufta në Ukrainë, forcimin e unitetit transatlantik si dhe përgjigjen e përbashkët kundër agresionit rus.
Krahsah presidentes Osmani, në këtë forum do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla si dhe ajo e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli.
Forumi i Prespës për Dialog do të jetë nikoqir edhe i krerëve të shteteve të rajonit, përfaqësuesve nga BE, SHBA, e personaliteteve të shquara nga fusha e politikës, sigurisë, ekonomisë, nga komuniteti akademik dhe ai i biznesit, transmeton KlanKosova.tv.
Gjatë Forumit, Osmani do të ketë takim bilateral me homologun e saj Stevo Pendarovski, si dhe me zyrtarë të lartë të shteteve të tjera pjesëmarrëse.
Krahas sesionit të hapjes zyrtare dhe takimeve bilaterale, Presidentja Osmani do të jetë ndër folëse kryesore edhe në panelin e diskutimit “Samiti i Demokracisë: Rëndësia e grave në qeverisje”, ku do të diskutojë nevojën për avancimin e agjendës së grave, sigurisë dhe paqes.
Forumi i Prespës për Dialog (FPD) është platformë e krijuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për t’u mundësuar vendeve, udhëheqësve, organizatave dhe qytetarëve të ndërtojnë marrëdhënie afatgjata dhe t’i forcojnë partneritetet.
Pjesëmarrësit e FPD-së do të kenë mundësi që me diskutimet, vlerësimet dhe propozimet e tyre, të vënë vulë personale në forcimin e stabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, për të pasuruar bashkëpunimin rajonal dhe për të projektuar një imazh pozitiv të rajonit brenda integrimit të tij evropian dhe kontekstit ndërkombëtar.
Të tjera
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...
-
Partia gjermane që synon t’i fitoj zgjedhjet, AdD, dëshiron që Gjermania të dal nga BE
AfD, në pjesë të saj ekstremiste e djathtë ka deklaruar në manifestin e saj e...
-
Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore
Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin ...
-
Izet Mexhiti thotë se e di vendndodhjen e Artan Grubit
Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, ka deklarua...
-
Shfaqen përsëri grafite me simbolin serb në veriun e Mitrovicës
Policia raporton se janë shfaqur grafite me simbolin serb në veri të Mitrovic...
-
Nëna nga Prishtina raporton në polici se ia kanë rrëmbyer djalin për një borxh 300 euro
Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se me datën 16 të këtij muaji i ...
-
Mjek nga Arabia Saudite, jetonte në Gjermani nga viti 2006 – Detaje të reja për sulmuesin në Gjermani
Dhjetëra njerëz u plagosën dhe të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmij...
-
Ardhja e mërgimarëve, deri në një orë pritje në Merdare dhe te Dheu i Bardhë
Kanë filluar kolonat në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesi...
-
Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier tregon se kanë pasur dallime serioze me qeverinë Kurti
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përsëriti qëndrimin se përk...
-
Tentim vrạsje në Gjilan, në vendngjarje gjendet pistoletạ e papërdorur
Një person është sulmuar fizikisht nga disa të tjerë në Gjilan. Ai u dërgua f...