Mos e humbisni mundësinë për ta parë, kështu duket Hëna sonte
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/06/heeeena-580x360-1.png)
Autori: Gazeta inFokus
23:23 | 14 June 2022
Pak përpara mesnatës së sotme, sonte në qiell po shfaqet ajo që njihet si “hëna luleshtrydhe”.
NASA ka lajmëruar se kjo do të krijojë mundësinë që nga toka të dallohen krateret dhe relievet malore të hënës, nëse përdoret një teleskop i mirë.
Mbrëmjen e sotme hëna e plotë e qershorit, e njohur si “Hëna Luleshtrydhe”, do të jetë në pikën e saj më të afërt në orbitën e saj rreth Tokës, çka do ta bëjë atë të duket si një super hënë për nga madhësia.
Superhënat duken më të ndritshme dhe më të mëdha nga Toka, duke ofruar një pamje spektakolare nëse qielli është i pastër.
Mbrëmjen e së martës, hëna do të jetë në një largësi 357.657 kilometra nga Toka, largësi kjo që është 25.749 kilometra më afër se distanca e saj mesatare.
Hëna sot pritet gjithashtu të jetë 10 përqind me më shumë ndriçim krahasuar me reflektimin e saj të zakonshëm.
Por çfarë është një “Hënë luleshtrydhe”?
“Hëna luleshtrydhe” as nuk ka pamjen e një luleshtrydheje dhe as nuk ka ngjyrën e saj. Kuy emër i është dhënë hënës së plotë nga fiset native amerikane. Sipas “The Old Farmer’s Almanac”: Ky emër “Hëna luleshtrydhe” është përdorur nga popujt Algonquin, Ojibëe, Dakota dhe Lakota, ndër të tjera, për të shënuar pjekjen e luleshtrydheve që në qershor janë gati për tu mbledhur.
Kjo do të jetë e para nga tre superhënat e verës.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/06/Screenshot_2-12.png)
Të tjera
-
Gjendet shëndosh e mirë 13 vjeçarja, Aulona Kurti
Gjendet shëndosh e mirë 13 vjeçarja, Aulona Kurti Është gjetur 13 vjeçarja...
-
Policia në veri identifikon kamera vëzhguese: Dyshohet se u përdorën nga institutcionet e sigurisë së Serbisë
Policia ka bërë të ditur se në bashkëpunim me AKI-në, kanë identifikuar dy lo...
-
Arrestohet në MPB shtetasi turk, ishte në listën e kuqe të Interpolit, bëri kërkesë për lejeqëndrim në Kosovë
Është arrestuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme shtetasi turk me iniciale...
-
Sülmi në Banjskë: Policia ka ngritur kallëzime penale ndaj 45 personave
Sulmi terrorist në Banjskë ishte temë që u trajtua në një nga konferencat për...
-
Bërnabiqi u thotë serbëve se Kurti nuk do dialog
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se kryeministri i...
-
Kurti viziton familjet e prekura nga vërshimet në Dragash
Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot Komunën e Dragashit, e cila u prek d...
-
Tahiri: Tri ligjet e sotme do të godasin demokracinë dhe zërin e lirë
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Be...
-
Tahir i PDK-së thotë se qeveria po mundohet t’i kapë mediat, gjyqësorin dhe administratën publike
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, ka thënë se qeveria po m...
-
Dështon propozimi katalunas për njohjen e Kosovës, s’merr votat në Kuvendin e Spanjës
Parlamenti i Spanjës s’e ka përkrahur propozimin jo-ligjor të “Junts” që Span...
-
Arrijnë në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se grupi i katërt i haxhilerëve nga Mi...
-
O’Brien: Moszbatimi i marrëveshjeve Kosovë – Serbi, një mundësi e humbur
Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien, tha se moszbatimi i marrëv...
-
Kërkohet paraburgim për serbin e arrestuar për spiunazh
Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimi...