Ironizon analisti serb: Serbët në veri janë popull qiellorë, mendojnë se rryma është nga Zoti
Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 05 June 2022
Analisti politik, Branimir Kërstiq, i është përgjigjur me ironi pyetjes së KosovaPress-it, se çka i dallon serbët e veriut nga e gjithë bota për të qenë të vetmit që nuk paguajnë rrymën të cilën e shpenzojnë, përcjell Klankosova.tv.
“Meqë serbët janë popull qiellorë, rryma atyre iu vije nga Zoti”, ka thënë Kërstiq.
Sipas tij, nuk janë vetëm serbët në veri që nuk paguajnë për rrymën e harxhuar, por edhe shqiptarët, të cilët siç tha ai, përbëjnë 15 për qind të popullsisë në veri.
Ai shtoi se deri vonë ka pasur donacione, sidomos nga shtetet nordike për rrymën në veri, mirëpo me ardhjen e qeverisë së re në pushtet, këto donacione janë ndërprerë dhe fatkeqësisht qytetarët e Kosovës, përjashtuar këtu pjesën veriore, ndihen të vjedhur dhe të pabarabartë në raport me qytetarët e veriut.
“Sa i përket serbëve në veri të Kosovës, shumica prej tyre mendojnë se rryma është nga Zoti. Kështu që meqë serbët janë popull qiellorë, kjo rrymë atyre iu vije nga Zoti.… Atë që qytetarët e Kosovës nuk duan ta shohin, e që është realitet, është se 15 për qind e qytetarëve në veri të Kosovës janë shqiptarë, të cilët poashtu nuk paguajnë energjinë. Rryma definitivisht nuk është nga Zoti dhe kjo është e qartë për secilin dhe unë mendoj që nëse deri tani kanë ekzistuar buxhetet e shteteve nordike, nëse deri tani shteti i Serbisë ka dhënë donacion për energjinë e harxhuar, me ardhjen e qeverisë së Albin Kurtit donacionet e tilla nuk janë më dhe shoqëria kosovare, përkatësisht secili qytetar në Gjilan, Prishtinë etj, për fat të keq ndihet i vjedhur dhe jo i barabartë në raport me qytetarët në veri”, ka thënë Kërstiq.
Ai u shpreh i sigurt se në kuadër të bisedimeve të Brukselit, pagesa për energjinë në pjesën veriore do të ndodhë deri në fund të këtij viti dhe me rëndësi është që deri atëherë të mos ketë probleme, por të mbretërojë situatë e qetë. Ai tha poashtu se pagesa më e madhe e energjisë po shënohet në mjediset me popullatë shumicë serbe në Kosovën qendrore, përkatësisht në regjionin e Gracanicës dhe të Brezovicës.
“Ajo që është shumë e sigurtë pagesa për energjinë do të ndodhë dhe se me marrëveshjen e Brukselit e cila akoma nuk është e precizuar detajisht, por që pritet në muajin qershor të ndodhë, në mënyrë që deri në fund të këtij viti të fillojë së pari regjistrimi i kompanisë ofertuese që do të bëjë pagesat për energjinë në veri të Kosovës, e që për një gjë të tillë duhet edhe infrastruktura e cila është mjaft e rrënuar, pastaj aty ka shumë korrupsion sa i përket shpenzimit të energjisë, do të thotë është një situatë komplekse, mirëpo përderisa të jetë situata e qetë, dhe përderisa të bisedohet, do t’i vije radha edhe pagesës së energjisë elektrike… Shteti i Kosovës, respektivisht korporata nacionale shtetërore e cila është në bashkëpunim me kapitalin turk, pagesën më të madhe po e regjistron pikërisht në mjediset me popullatë shumicë serbe në Kosovën qendrore, si në regjionin e Graçanicës, Shtërpcës përkatësisht Brezovicës”, sqaroi për KosovaPress analisti Kërstiq.
Ndryshe, qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës që nga paslufta nuk paguajnë energjinë.
Thuhet se shpenzojnë rreth 12 milionë euro energji elektrike në vit, ndërsa një kohë të gjatë barra për faturat e tyre kishte rënë në konsumatorët e qyteteve tjera të Kosovës.
Të tjera
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...
-
Lajmërohet policja që ishte raportuar e zhdukur nga sot një javë, jep deklaratën e saj para Policisë
Gazeta Sinjali ka raportuar para disa ditësh se një police nga Rahoveci ishte...
-
Kurti: Dëshmorët vulosën angazhimin për liri
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar...
-
I konfiskohet vetura, 500 euro dënim dhe pikë negative ndaj shoferit që voziti nën masën mbrojtëse
Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mj...
-
Osmani udhëton për në Teksas me ftesë të MCC-së, merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas...
-
Haradinaj uron besimtarët me rastin e Pashkëve Ortodokse
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka urua...
-
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë vlerësimin e kredit...
-
Zgjedhjet parlamentare në RMV, deputetë të LVV-së si “përforcim” në fushatën e VLEN-it
Pesë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, i janë bashkangjitur ditëv...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...