Lifestyle

Horoskopi 5 Qershor, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 05 June 2022

Dashi
Pavarësisht se është një periudhë paksa e vështirë kjo që po kaloni tani, dashuria është forca që mund t’ju bëjë të ecni përpara. Edhe në punë, gjërat mund të ndryshojnë.

Demi
Disa lajme për dashurinë janë në rrugë e sipër. Kohët e fundit nuk keni pasur shumë mundësi për të takuar njerëz të rinj. Mund të ketë ardhur momenti për njohje të re. E ndoshta dhe në punë.

Binjakët
Merreni jetën në dorë dhe përpiquni të thyeni të gjithë kufijtë tuaj. Në punë nuk duhet të dëshironi më shumë seç duhet të merrni.

-Advertisement-

Gaforrja
Mos i fajësoni të tjerët nëse ndiheni të vetmuar kohët e fundit. Ndryshoni perspektivën. Në punë mund të pyesni më shumë veten kur bëhet fjalë për ecurinë e saj.

Luani
Të jesh inatçi nuk do të thotë të jesh gjithmonë njeri me karakter. Kur ta kuptoni këtë, ndoshta do të jeni në gjendje të gjeni shpirtin tuaj binjak. Edhe në punë, përpiquni të relaksoheni.

Virgjëresha
Është një periudhë e mirë nëse doni të përfshiheni dhe të hidheni në sulm për lidhje të reja. Mos harroni se e njëjta gjë vlen edhe në punë.

Peshorja
Çlironi mendjen nga të gjitha mendimet që ju pengojnë. Hëna është në anën tuaj në çdo gjë. Përfitoni prej saj.

Akrepi
Ju nuk jeni më vetvetja, jeni një person tjetër dhe të gjithë e kanë vënë re këtë. Në punë, më në fund, mund të shijoni kohën e relaksimit që meritoni.

Shigjetari
Ju mbështeteni shumë te partneri, shijoni këtë moment, por mos merrni kurrë asgjë si të mirëqenë. Shumë lajme vijnë në punë.

Bricjapi
Mundohuni të jeni sa më proaktivë, merrini gjërat ashtu siç vijnë dhe përpiquni të mos i jepni shumë peshë vetes. Kjo nuk do të thotë që në punë duhet të krijoni sigurinë se gjithçka të shkojë mirë.

Ujori
Ajo periudhë e trazuar plot ulje e ngritje, më në fund ka përfunduar. Mundohuni të përqendroheni në atë që ju bëri të ndiheni mirë.

Peshqit
Keni pak kohë për veten tuaj, por kjo nuk do të thotë që të vazhdoni pambarimisht kështu. Përqendrohuni shumë te puna nëse doni ndonjë lajm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera