“Dilnim vetëm një herë në ditë”, si u mbajtën nga rusët 360 vetë për 26 ditë të mbyllur në bodrum
Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 04 June 2022
Rusët pushtuan fshatin ukrainas Yahidne në ditët e para të luftës. Pas largimit të tyre nga kjo zonë në fund të marsit, banorët që qëndruan në shtëpitë e tyre gjatë pushtimit filluan të rrëfenin historitë e tyre. Korrepondentja e Zërit të Amerikës, Anna Kostutschenko bisedoi me dy banorë të rajonit të Chernihivit në Ukrainë.
Fshati Yahidne ndodhet rreth 20 kilometra në jug të Chernihivit, në Ukrainën veriore. Më 5 mars, trupat ruse e pushtuan atë. Taisiya Petrivna thotë se trupat ruse arritën atje papritmas.
Ushtarët e armatosur rusë urdhëruan zonjën Petrivna dhe burrin e saj me aftësi të kufizuara të transferoheshin në bodrumin e një shkolle lokale.
“Rreth orës 16:00, tre ushtarë të armatosur hynë brenda dhe thanë ‘largojeni plakun tuaj menjëherë!’”
Ushtarët rusë i detyruan të gjithë fshatarët të hynin në bodrumin e shkollës. 360 persona, duke përfshirë 77 fëmijë, u vendosën në një hapësirë prej 200 metrash katrorë.
Fshatarët nuk e dinin se do të qëndronin gati një muaj atje. Të rriturit detyroheshin të flinin ulur, sepse nuk kishte hapësirë për t’u shtrirë. Mes tyre ishte edhe punonjësi i shkollës Ivan Polgui.
“Këtu ka patur stola. Një person me aftësi të kufizuara ishte shtrirë këtu. Tre persona vdiqën në këtë hapësirë”, thotë ai.
Disa nga të moshuarit vdiqën nga mungesa e oksigjenit. Emrat e tyre u shkruajtën në mure për t’u mbajtur mend. Shumë shpejt, gjashtë emra të fshatarëve të rinj të pushkatuar nga ushtarët rusë iu shtuan kësaj liste.
“Yaniuku u ekzekutua. Gryshenko u ekzekutua. Radchenko vdiq nga një shpërthim. Victor Shevchenko dhe vëllai i tij Toliku u ekzekutuan”, thotë ai.
Ushtarët rusë lejonin vendasit të dilnin nga bodrumi një herë në ditë për të shkuar në tualet. Trupat ukrainase e çliruan fshatin më 31 mars. Zonja Petrivna u kthye në apartamentin e saj dhe mësoi se dikush kishte qëndruar aty ndërsa ajo ishte larguar.
“Në shtëpinë time jetonin pesë persona me origjinë nga Buriati”, thotë ajo.
Ushtarët rusë e lanë zonën në një gjendje të rëndë, thotë ajo. Rusët morën pajisje shtëpiake, vegla, çarçafë krevati dhe rroba, thotë zonja Petrivna. Në fillim të pushtimit, ata i detyruan fshatarët të dorëzonin telefonat e tyre, duke i kërcënuar me ekzekutim.
“Nëse nuk na jepni mjetet e komunikimit, thanë ata, ne do t’i marrim të rinjtë dhe do t’i ekzekutojmë të tjerët”, thotë ajo.
Apartamenti i zonjës Petrivna u plaçkit, por të paktën shtëpia e saj nuk është shkatërruar, thotë ajo. Rreth një e treta e shtëpive në Yahidne u shkatërruan dhe ende ka municione të pashpërthyera në disa pjesë të fshatit. /VOA
Të tjera
-
Kurti në Stamboll mburret me ushtrinë, tregton problemet me Serbinë
E diela e 2 qershorit shënon ditën e tretë të vizitës zyrtare që një delegaci...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve ...
-
MPJD pyetjet për deklaratat e Presidentes Osmani i quan spekulime
Spekulime e thashetheme, i ka quajtur zyra e kryediplomatës së Kosovës, Donik...
-
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Mekë
215 besimtarët e parë nga Kosova, të cilët sot në mëngjes janë nisur drejt ve...
-
Mbyllen votimet në Preshevë e Bujanoc
Procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ...
-
Fronti Europian miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet
Sot në Tetovë, të gjitha organet partiake, por edhe përfaqësuese në pushtetin...
-
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi nesër dëshmon në Hagë në procesin Thaçi dhe të tjerët
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, nesër më datë 3 qershor do të dëshmojë në Hag...
-
Ministria e Financave thotë se skema e re sociale eliminon kriteret diskriminuese
Ministria e Financave ka filluar pilotimin e reformës se skemës të asistencës...
-
Ambasadori italian në Serbi: Asociacioni është kusht për pranimin e Kosovës në KiE
Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka theksuar se formimi i Asociacion...
-
Në Pagarushë zbulohet lapidari për dëshmorët dhe të rënët e fshatit
Ditën e së dielës, në fshatin Pagarushë u bë zbulimi i lapidarit, përkatësish...
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...
-
Fluks automjetesh te Dheu i Bardhë
Fluks automjetesh është parë të dielën në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Nd...