Një politikan shkon me armë në brez në funeralin e ish-presidentit Nishani
Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 02 June 2022
Gazetari Artan Hoxha shkruan se një politikan ka qenë i armatosur teksa merrte pjesë në funeralin e ish-Presidentit Bujar Nishani.
Nga pamjet e publikuara duket se në brezin e politikanit është një send, i dyshuar si pistoletë. Megjithatë nuk është e vërtetuar që sendi në brez është armë. Gazetari Hoxha shkruan se politikani në fjalë, pa e identifikuar se cili është, e ka armën me leje.
“Edhe ne funeralin e nje ish-presidenti paqësor si Bujar Nishani, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” edhe me kobure në brez në temperaturë 35 grade, si nuk ka merak mos i ndryshket kostumi. Për një gjë jam i sigurt, arma është me leje….”- shkruan Hoxha krah pamjeve.
Bujar Nishani, Presidenti i gjashtë i Shqipërisë u përcoll për në banesën e tij të fundit. Me flamurin kombëtar në gjysmë shtizë në të gjithë institucionet publike pas vendimit të qeverisë për ta shpallur të enjten ditë zie kombëtare, në institucionin e Presidencës për të nderuar kujtimin e ish-Presidentit Nishani u ngjitën miq, politikanë, bashkëpunëtorë dhe drejtues të lartë politikë në Shqipëri.
Në kujtim të ish-Presidentit, nga Kosova erdhi një delegacion i posaçëm i drejtuar nga Presidentja Vjosa Osmani. Përpara miqve dhe familjarëve, kreu i shtetit Ilir Meta shprehu keqardhje për ndarjen e parakohshme nga jeta të Nishanit. Nderime për ish-kreun e shtetit kryen së bashku edhe të gjithë ish-Presidentët e Shqipërisë. /abcnews.al
Të tjera
-
Sveçla i pakënaqur me aktakuzën e Prokurorisë Speciale për Banjskën, çuditet që s’janë përfshirë zyrtarë të Serbisë
Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u s...
-
Vuçiqi e lidh Kurtin me pro*testat e shqiptarëve në Luginë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar protestën e qytetarëve s...
-
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë artificiale
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka marrë pjesë në lansimin e m...
-
Alarmon zyrtari i PDK’së, këto janë pasojat e përjashtimit të mundshëm nga CEFTA
Arben Mustafa, “ministër” në hije i financave nga Partia Demokratike e Kosovë...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ...
-
Erdogan, Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën
Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan është takuar me presidentin e Serbisë Ale...
-
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vitin 2025
Kuvendi i Prishtinës nuk ka arritur ende ta miratojë buxhetin për vitin 2025....
-
Valon Syla i reagon ashpër Gold AG: Ti je prindi zero
Reperi, Arian Agushi i njohur me nofkën “Gold AG” ishte i ftuar sonte në emis...
-
“Dështova”, zbulohet letra që shkroi atentatori i Donald Trump
Personi i cili tentoi të eliminonte kandidatin republikan për president Donal...
-
Ia vendosën bllokadën pasi nuk e pagoi parkingun, qytetari në Vushtrri bën veprim të pazakontë!
Komunat e Kosovës kanë nisur aplikimin e pagesave për përdorimin e hapësirave...
-
Rohde pas takimit me Orav: Pres që bashkërisht ta sjellim Kosovën më afër Bashkimit Evropian
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me...
-
“Fatonin e vrau shteti”: Nëna e tij kritikon Bislimin dhe Haxhiun
Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit, deklaroi se të birin ia vrau shteti....