U ndalua për tejkalim të shpejtësisë, autobusit në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë i’u gjetën 57 emigrantë
Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 02 June 2022
Të mërkurën rreth orës 22:00 të mbrëmjes, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, policia ka ndaluar një autobus për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, ndërsa pas kontrolleve brenda autobusit policia ka vërejtur se janë 57 shtetas të huaj.
Rruga që pikënisje e ka Prishtinën zakonisht shërben për qytetarët që për destinacion e kanë Vushtrrinë e më pas Mitrovicën, megjithatë për disa persona me prejardhje nga Lindja e Mesme që të mërkurën po udhëtonin me autobus, stacioni i fundit ishte përtej kufirit.
Të mërkurën rreth orës 22:00 të mbrëmjes, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë zyrtarë policorë të njësive të Trafikut Regjional të Prishtinës për shkak të tejkalimit të shpejtësisë e kanë ndaluar një autobus, ndërsa pas kontrolleve brenda autobusit policia ka vërejtur se janë 57 shtetas të huaj.
Autobusi që u ndalua në fshatin Milloshevë ishte me targa vendore, ndërsa vozitës personi me inicialet S.U.
Pasagjerë ishin 48 sirianë, pesë shtetas nga Egjipti, dy nga Iraku, një palestinez dhe një shtetas nga Bangladeshi.
Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se shtetasit e huaj kishin ardhur përmes rrugëve ilegale nga Turqia, ndërsa synim kishin shtetet perëndimore.
Drejtuesi i autobusit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa pritet edhe kërkesa për masën e paraburgimit.
“Lidhur me këtë rast, prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “kontrabandimi me emigrantë”. Prokuroria brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit dhe pritet vendimi prej anës së Gjykatës”, ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Ndërkohë emigrantët janë pranuar dhe trajtuar nga zyrtarë policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, ndërsa pas kësaj 57 emigrantë janë dërguar në Qendrën e Azilit në Magure.
RTV Dukagjini gjatë ditës ka kërkuar leje nga Ministria e Brendshme që të vizitojë qendrën në Magure, megjithatë MPB nuk ka kthyer përgjigje.
MPB ka treguar se numri i aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare që gjenden aktualisht në Qendrën e Azilit në Magure është 93 persona, ndërkaq kapaciteti i kësaj qendre është 100 persona.
Qendra tjetër e azilit në Vranidoll ka kapacitet për 116 persona dhe aktualisht nuk është i vendosur asnjë Azilkërkues./ Tv Dukagjini
Të tjera
-
Kritikat ndaj Prokurorisë Speciale, Kurti merr kundërpërgjigje nga një prokuror
Udhëheqësi i Departamentit për krime lufte në Prokurorinë Speciale, Ilir Mori...
-
Ferizaj: Në e mitur largohet nga shtëpia, Policia nis hetimin e rastit
Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. ...
-
Vdẻs një grua në repartin e gjinekologjisë në Prizren, Policia nis hetimet
Një grua ka vdekur dje në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Pr...
-
Dy persona tentuan ta djẻgin me benzinë një shkollë në Prishtinë
Të premten në Prishtinë, dy persona të maskuar kanë tentuar të hedhin lëndë d...
-
Parashikimi i motit për sot
Moti sot fillimisht parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu ...
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...