Lajme

Ministrisë së Arsimit i kërkohet të bëjë vlerësimin e mësimdhënësve në vend

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 02 June 2022

Organizata Teach For Kosovo këtë të enjte ka lansuar projektin “Future Of Education”, me temën “Korniza e Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve”, e cila ka për synimin rritjen e cilësisë së mësimdhënësve në institucionet arsimore të vendit.

Në këtë konferencë u kërkua që gjatë këtyre viteve të bëhet vlerësimi i përgjithshëm i mësimdhënësve e që numri i tyre në përgjithësi në Kosovë, është 22 mijë mësimdhënës por se vetëm 400 prej tyre janë vlerësuar për performancën e tyre, derisa është theksuar të shqyrtohen edhe licensat që janë dhënë.

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci ka thënë se inspektorati i arsimit e ka të pamundur ta bën një vlerësimin e mësimdhënësve në të gjitha komunat. Sipas tij, drejtorët e shkollave brenda tyre duhet të bëjnë vlerësimin e mësimdhënësve të tyre.

-Advertisement-

“Është një temë aktuale për vlerësimin e performancës, është një gjendje cila nuk është duke funksionalizuar, dhe po mendojmë ta bëjmë një gjë të tillë. Kemi diskutuar me ekspert që ta finalizojmë. Vlerësimi i performancës së arsimit nga inspektoratit i arsimit është problematike të bëhet, pasi që në vendin tonë janë 22 mijë punonjës. Po përgatitemi që performancën e mësimdhënësve ta bëjnë drejtorët brenda shkollës. Ky projekt po realizohet në një kohë të duhur dhe formë të duhur, shpresojmë që do të jetë e zbatueshme, një numër i vogël i mësimdhënësve kanë kaluar nëpër procesin e vlerësimit”, tha Popovci.

Egzon Gashi, drejtor ekzekutiv i “Teach Of Kosovo”, ka thënë se projekti do të kalon në tri instrumente, ku do të bëhet vlerësimi i performancës së mësimdhënësve.

“Sot vlerësimi i mësimdhënësve është temë që duhet të merret seriozisht, pasi që një gjë e tillë nuk po ndodhë. Projekti ka synim të kalon në tri instrumente e që janë; cilët janë mësimdhënësit me performancë të lartë, ata që duhet të përmirësohen, psh, në një komunë nxënësit kanë probleme me kompjuterët, ne do të bisedojmë më drejtorin e arsimit, Ministrinë e Arsimit që të përmirësohet gjendja dhe cilët janë mësimdhënësit me performancë të ulët, nëse Instrumenti tregon që një mësimdhënës nuk ka përmirësime, atëherë duhet të merren masa” theksoi Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera