Kuvendi i Kosovës me pika të pa përfunduara që nga muaji shkurt
Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 02 June 2022
Përkundër ekzistimit të një shumice të fortë parlamentare, Kuvendi i Kosovës nuk po arrin të përfundojë me kohë të gjitha pikat e rendit të ditës. Legjislativi ka çështje të papërfunduara nga disa seanca plenare të mbajtura në muajin shkurt, mars, prill e maj. Organizata të shoqërisë civile që monitorojnë punën e Kuvendit thonë se kjo është praktikë jo e mirë dhe shpërfaq moskoordinimin në Kryesinë e Kuvendit dhe jo seriozitetin e deputetëve.
Një debat parlamentar për sigurinë në vend, i thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pak ditë pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, pas disa shtyrjesh, u mbajt me rreth 3 muaj vonesë, në seancën e 19 majit. Megjithëkëtë, votimi i propozim-rezolutës nga ky debat, në mungesë kuorumi nuk ndodhi. Madje, Kryesia e Kuvendit nuk e futi në rend dite as për seancën e fundit, njëjtë siç vendosi edhe për disa pika të tjera të pa përfunduara nga seanca të ndryshme të mbajtura që nga shkurti.
Mostrajtimi me kohë i pikave të rendit të ditës dhe bartja nga një seancë në tjetrën, është praktikë jo e mirë dhe shpërfaqë mos koordinimin e kryeparlamentarit, kryesisë dhe shefave të grupeve parlamentare, thotë për Radio Kosovën, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
“Ne si IKD këtë e shohim më shumë si neglizhencë, por edhe si papërgjegjshmëri të deputetëve të Kuvendit në raport me obligimet që i kanë si deputetë dhe në raport me obligimet që i kanë ndaj qytetarëve. Jo rrallëherë deputetët në vend se t’i kushtojnë rëndësi Kushtetutës dhe interesit të përgjithshëm bëjnë politikë varësisht agjendave që i kanë për partinë të cilën e përfaqësojnë”, tha ai.
Përveç IKD-së, ashtu si edhe disa organizata të tjera, edhe Rrjeti i OJQ-ve AVONET monitoron punimet e Kuvendit. Drejtori i kësaj organizate, Kenan Gashi, po ashtu vlerëson se mos trajtimi me kohë i pikave të rendit të ditës është praktikë jo e mirë që po pengon parlamentarizmin.
“Bartja e pikave të rendit të ditës nga një seancë në seancën tjetër, apo nga muaji në muaj, është tejet shqetësuese dhe jo serioze. Them kështu pasi deputetët janë zgjedhur për të përfaqësuar dhe trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me qytetarët, vendin e politikat shtetërore. Kështu që, Kryesia e Kuvendit, Komisionet Parlamentare, por edhe deputetët duhet të trajtojnë më seriozisht pjesëmarrjen në Kuvend, duke i trajtuar çështjet me një seriozitet më të madh”, tha ai për Radio Kosova.
Përkundër pranisë në seancë, si pasojë e mospjesëmarrjes në votim, në mungesë të kuorumit për vendimmarrje, Kuvendi nuk trajtoi as disa nga pikat e rendit të ditës në seancën e fundit, e mbajtur të enjten e 26 majit.
Të tjera
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...