Lajme

Policia jep detaje për operacionin ku u sekuestruan rreth 18 kg drogë

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 02 June 2022

Mesditën e së mërkurës Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në autostradën Prizren-Veri, pasi që në veturat e tyre janë gjetur 18 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se si prova materiale janë sekuestruar dy vetura, dy telefona si dhe prova të tjera që ndërlidhen me rastin.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy vetura, dy telefona si dhe prova të tjera që ndërlidhen me rastin. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera