Mohoi se keqpërdori paratë e shtetit, Musliu-Shoshi kërkon nga Gërvalla që ta demantojë me fakte
Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 01 June 2022
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar nga ministrja Donika Gërvalla që ta demantojë me fakte pas deklaratës që kryediplomatja bëri se “nuk janë keqpërdorur as 1.1 cent” nga Memorandumi i Bashkëpunimit me Caritasin Zviceran.
Musliu-Shoshi këtë ia ka kërkuar përmes një postimi në Facebook.
“Na trego a është nënshkrimi juaj në dokument i vendosur? Po ashtu, argumento që marrëveshja që t’i ke nënshkruar hyn në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim ndërinstitucional dhe nuk është në kundërshtim me nenin 12 të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare!”, ka shkruar ajo.
Ndërkaq, pak më parë për akuzat që ia drejtoi PDK-ja se ka keqpërdorur 1.1 milionë eurove bashkë me ministrin Fikrim Damka, përmes një postimi Gërvalla ka shkruar shkurt: “Jo 1.1 milion Euro, por as edhe 1.1 Cent”.
Ndryshe, deputetja Ariana Musliu-Shoshi dhe avokati Faton Fetahu, përmes një konference për media kanë denoncuar sot keqpërdorimin e 1.1 milionë eurove, ku të përfshirë janë dy Ministrat e Qeverisë Kurti, Donika Gërvalla dhe Fikrim Damka raporton Gazeta Express.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se kjo është aferë e dyshimtë dhe e kundërligjshme, përmes së cilës është mundësuar keqpërdorimi i rreth 1.1 milionë eurove të taksapaguesve të Kosovës.
“Fjala është për një “Memorandum Bashkëpunimi”, në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, në bazë të të cilës, buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shumë prej 1 milion e 40 mijë euro. Kjo marrëveshje, është nënshkruar dhe tashmë është duke u realizuar por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pas Pëlqimit zyrtar të cilin e ka nënshkruar Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schëarz, e cila i ka hapur rrugë nënshkrimit të kundërligjshëm të saj, duke inkurajuar dhe lejuar kështu keqpërdorimin e rreth 1 milion e 40 mijë eurove.”, ka thënë deputetja Musliu-Shoshi.
Musliu-Shoshi ka thënë se dyshimet rreth kësaj marrëveshje janë edhe të karakterit institucional, edhe të karakterit financiar, rreth asaj se për çfarë janë shpenzuar ato mjete.
“Memorandumi është nënshkruar më datë 16 gusht 2021, nga ana e Ministrit Fikrim Damka dhe përfaqësuesve të Caritas-it Zviceran (CACH), ku statusi ligjor i këtij të fundit, është Organizatë Joqeveritare (OJQ), e regjistruar si e tillë në Ministrinë e Administratës Publike të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, Ministria e Zhvillimit Rajonal, jo vetëm që nuk ka autorizim ligjor, por është shprehimisht e ndaluar me legjislacionin në fuqi që shpenzimi i buxhetit shtetëror të bëhet në mënyrën siç është vepruar në këtë proces, e mbi të gjitha, të nënshkruhet marrëveshje për ndarje fondesh publike me një Organizatë Joqeveritare, pa pasur shpallje publike e pa iu nënshtruar një gjë e tillë kritereve për çfarë shteti ka shpallur si interes me atë shpallje.”, ka thënë deputetja Musliu-Shoshi.
Më tej, deputetja e PDK-së ka thënë se ky “Memorandum Bashkëpunimi”, nga dy ministrat e qeverisë Kurti është iniciuar dhe trajtuar sipas Ligjit për Marrëveshje Ndërkombëtare, me qëllimin që të trajtohet si “Marrëveshje për Bashkëpunim Ndërinstitucional”.
Sipas saj, Marrëveshje të tilla mund të lidhin ministritë vetëm me shtetet e huaja ose organizatat ndërkombëtare dhe vetëm nëse marrëveshjet e tilla nuk përmbajnë obligime të detyrueshme për Qeverinë.
“Por pikërisht mbi këtë bazë, Znj. Donika Gërvalla – Schëarz, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, më datë 06 gusht 2021, i ka nënshkruar letrën përmes së cilës ministrit z. Damka i’u ka dhënë pëlqimi për nënshkrimin e këtij Memorandumi të Bashkëpunimit. Pra, ky Memorandum është nënshkruar në kundërshtim të plotë me ligjin, për dy arsye kryesore: Së pari, është nënshkruar me një OJQ që nuk është subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare. Së dyti, e njëjta përmban obligime financiare mbi 1 milion euro për qeverinë nga buxheti i taksapaguesve të Kosovës.”, ka thënë deputetja Ariana Musliu-Shoshi.
Të tjera
-
Kurti: Kosova do t’i fuqizojë raportet me Turqinë në dy fusha
Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij të mbajtur në Forumin e parë Ekono...
-
Kurti çmon raportet ekonomike me Turqinë: Dhjetëra kompani në Turqi, janë nga Kosova
Kryeministri Albin Kurti në Forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kos...
-
Rasti Thaçi dhe të tjerët, reporteri i luftës Nuhi Bytyçi dëshmon në Hagë
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, sot do të dëshmojë në Hagë. Ai do të jap d...
-
Policia e Kosovës për 24 orë shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku
Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në ka shqiptuar 1 mijë e 521 gjoba traf...
-
Vapa ia merr jetën më shumë se 50 personave në Indi në tre ditë
Më shumë se 50 persona kanë vdekur në Indi gjatë tre ditëve të fundit, pasi n...
-
Arbër Pajaziti shpall fitoren në Bujanoc, falënderon votuesit
Kandidati nga “Fronti për Ndryshim” Arbër Pajaziti ka shpallur fitoren në Buj...
-
Vazhdon dezinsektimi selektiv kundër rriqrave në Malishevë
Në kudër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e...
-
Vdẹkje e dyshimtë, një burrë gjendet i shtrirë në trotuar në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Mitrovicë më 2 qershor, është ...
-
Bie nga ballkoni pronari i hotelit në Himarë, përfundon në gjendje të rëndë në spital
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Himarë. ...
-
Sekuestrohen shtatëmbëdhjetë motoçikleta nё Pejё
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, gjatë vikendit të shtunën dhe të dielë...
-
Kurti: Me Serbinë kemi probleme se nuk po na e njohin pavarësinë dhe s’po i pranojnë kri*met e kryera nga Millosheviqi
Kryeministri Albin Kurti ka folur nga Turqia për problemet që shteti ynë ka m...
-
Çun Lajçi tregon përse shkoi në vizitë në shtëpinë e Sali Berishës i cili gjendet në arrest shtëpiak
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka thyer sërish masën e arrestit shtëpiak. ...