Sport

Mbappe nis pushimet, fotografohet në jaht me vajza të veshura me bikini/Pamje

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 01 June 2022

23-vjeçari po feston titullin në Ligue 1 me Paris Saint-Germain së bashku me kontratën e re me vlerë 500 milionë £. Kontrata e tij përfshin një bonus prej 250 milionë £ thjesht për zgjatjen deri në vitin 2025.

Fituesi i Kupës së Botës më 2018 është duke u rrëzitur në diell, ndërsa u kap nga kamerat mjaft i gëzueshëm në një jaht me një grup miqsh të tij. Mbappe po e shfrytëzon sa më shumë kohën e tij të lirë përpara se të angazhohet me Francën për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Skuadra e Didier Dieschamps do të përballet me Kroacinë dy herë në Grupin A1, ndërsa do të sfidojë edhe Danimarkën me Austrinë. Ish-sulmuesi i Monakos, Mbappe, ka shijuar Festivalin e Filmit në Kanë, me bashkëlojtarin e tij, Achraf Hakimi, gjithashtu.

-Advertisement-

Në fillim të javës së kaluar, 23-vjecari u fotografua në një udhëtim me varkë në brigjet franceze. Të enjten mbrëma mori pjesë në Gala-në e Kanës, ku u kryqëzua me disa nga yjet më të mëdhenj të botës.

Mbappe ishte i buzëqeshur teksa pozoi para kamerës me modele si Naomi Campbell, aktoren Eva Longoria dhe kolegun e tij futbollist Robert Lewandowski. Gjithçka që mbetet për të bërë tani për Mbappe është të zhvillojë bisedime të qarta me Karim Benzema, pasi refuzoi kalimin te Real Madridi për të luajtur me bashkatdhetarin e tij.

Mbappe ka komentuar postimet e Benzema në një intervistë për gazetën spanjolle “Marca”. I pyetur nëse i kishte parë postimet e tij thumbuese, ai u shpreh: “Po, po, pashë edhe disa lojtarë të tjerë të Real Madridit që postonin gjëra.

Këto gjëra janë të tilla, nuk kam çfarë të them. Sigurisht, kur të shkoj në kombëtaren e Francës do t’i shpjegoj Karimit pse kam qëndruar te PSG, sepse kemi një marrëdhënie të mirë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera