Deliu-Kodra: Kurti duhet të raportojë për “ekskursionin në ShBA”
Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 27 May 2022
Kryeministri Albin Kurti duhet të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës rreth vizitës së tij në ShBA e Zvicër. Kështu ka thënë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra në Sytë 7 në Klan Kosova, që sipas saj Kurti duhet të shpalosë rezultatet e arritura në, siç e quajti ajo “ekskursionin e gjatë në ShBA”.
Deliu-Kodra foli edhe për çështjen e Trustit, që beson se shpejt do të jetë në seancë, dhe aty do shihen edhe qëndrimet e deputetëve të mazhorancës.
Se a ka deputetë edhe nga pozita që e përkrahin tërheqjen e një përqindje nga fondi pensional, e njëjta, beson se ka të tillë, duke përmendur edhe rastin e parë kur janë tërhequr 10% të kursimeve, që sipas Blerta Deliu-Kodra “edhe pse deputetët kanë paga të mira, përsëri kishte edhe nga pozita edhe opozita që e përkrahën tërheqjen”.
Por, se a do të protestojnë si opozitë, nëse nuk miratohet kërkesa e tyre për Trustin, e njëjta ka thënë se është ende herët të flitet për këtë, pasi presin rezultatet nga seanca e Kuvendit. Deputetja e PDK-së opozitare, ka folur edhe për çështjen e energjisë elektrike, që këmbëngulin në respektim të institucioneve të drejtësisë, që të mos tariforen konsumatorët më me çmime të larta.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...