Sport

A do jetë më pjesë e PSG-së? Navas merr vendimin për të adhmen

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 23 May 2022

PSG është futur në ethet e merkatos dhe sezonit të ri, ndërsa rinovimi i Mbappe dhe suksesi nw kampionat kanë qetwsuar drejtuesit. Natyrisht, një sezon zhgënyes në arenën europiane, por qëndrimi i Mbappe duket se ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejt te një pjesë e madhe e lojtarëve të cilët pak muaj më parë mendonin largimin. Një prej tyre është portieri nga Kosta Rika, Keylor Navas.

Ishi i Real Madrid, në sezonin që sapo u mbyll u detyrua të qëndronte shpesh në stol, pasi Donnarumma mori vwmendje dhe minuta. Navas pak javë më parë kishte vendosur në pikëpyetje të ardhmen e tij, por tani ka ndryshuar mendim.

“A do të jem përsëri pjesë e PSG? Patjetër që po, kam edhe dy vite kontratë dhe do ta respektoj deri në fund. Unë dhe familja ime jemi të lumtur në Paris dhe dua të vazhdojë të luaj përsëri këtu dhe të fitoj trofe”-u shpreh gardiani.

-Advertisement-

35-vjeccari mbylli sezonin e tij të tretë në Paris dhe në total numëron 106 prezenca. Në këtë sezon, ndryshe nga dy edicionet e para në tokën franceze, Navas zhvilloi vetëm 26 ndeshje në kuadratin e PSG.

Tani mbetet për t’u parë nëse pjesa tjetër e lojtarëve, të cilët mendonin largimin, do të ndryshojnë vendimin e tyre dhe të qëndrojnë, pasi edhe në sezonin e ri, parizienët do të kërkojnë fronin në Europë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera