Kurti në Boston flet për bashkëpunimin me Demaçin, burgun e VV-në
Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 22 May 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një ligjeratë të mbajtur në Universitetin Brown në Boston të Massachusestssit ka bërë një reflektim personal mbi demokracinë e krizat.
Duke i cilësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si vend të lëvizjeve të mëdha progresive për liritë dhe të drejtat e njeriut, që shpesh burimin e kanë pasur nga studentët dhe universitetet amerikane, Kurti ka thënë se edhe rrugëtimi i tij politik ka nisur para njëzet e pesë viteve, si student universiteti nga një padrejtësi që i bëhej popullit të tij në të drejtën për shkollim të dinjitetshëm.
Ai ka rikujtuar angazhimin në Unionin Studentor të Universitetit të Prishtinës, fillimin e bashkëpunimit me Adem Demaçin, si përfaqësues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, arrestimin e tij nga regjimi i Millosheviqit dhe angazhimin politik pas daljes nga burgu, sërish sipas tij, nevojë e një padrejtësie.
“Në vazhdim të fjalës kryeministri Kurti ka shtjelluar idetë udhërrëfyese dhe veprimet e “Lëvizjes Vetëvendosje”, fillimisht si mosbindje civile ndaj pushtetit të mbikëqyrur nga bashkësia ndërkombëtare”.
““Nëse ndjenja e padrejtësisë ishte ajo që fillimisht më shtyu drejt aktivizmit politik, ajo që më udhëzon sot si Kryeministër i Republikës së Kosovës është ideali i një shërbyesi të mirë””, ka thënë Kurti, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, kreu i ekzekutivit tha se gjatë vitit të kaluar qeveria e tij është dashur të përballet menjëherë me shumë sfida të vështira, ku përfshihen pasojat e pandemisë COVID-19.
“E megjithatë, pavarësisht gjithë kësaj, ne arritëm të kemi një rritje ekonomike të paprecedentë prej 10.53% gjatë vitit të kaluar, një pjesë e konsiderueshme e së cilës u ushqye nga besimi më i madh i njerëzve ndaj qeverisë sonë”, ka thënë Kurti.
Më tej, Kurti foli edhe në lidhje me krizat e demokracisë në rajon, duke thënë se sa më demokratike të bëhen shoqëritë e Ballkanit Perëndimor, aq më të mëdha janë shanset për paqe afatgjate dhe bashkëpunim mes kombeve në këtë pjesë të botës.
“Me rrëshqitjen demokratike që po ndodh në sfondin e kërcënimeve kaq të mëdha ekzistenciale si ndryshimi i klimës dhe lufta bërthamore, rreziqet janë shumë të larta që ne të qëndrojmë pa vepruar”, u shpreh Kurti.
Të tjera
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...
-
Armend Zemaj: Kosova në terr, Qeveria vazhdon mashtrimin
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverin...
-
Gjendja në pikat kufitare, kolona të gjata te Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë
Kolona të gjata dhe deri në dy orë po presin në vendkalimin kufitar te Dheu i...
-
Albin Kurti mban konferencë për media
Zyra për Media e kryeministrisë ka njoftuar se sot në orën 17:30, kryeministr...
-
Oficerë të FSK-së trajnohen në SHBA për menaxhimin e mbrojtjes
Tre oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agron Durmishi, Shpëtim D...
-
Bedri Hamza: Ne ofrojmë vizion për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë mbajtur një konventë për pr...
-
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas, kërkon falje
Edmond Lajqi, i akuzuari për vrasjen e gruas në Pejë, Gjyljeta Ukellin sot pa...