Lajme

Keqpërdori kartelat e klientëve, gjykata merr vendim për menaxherin e Neptunit

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 19 May 2022

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.S.

Sipas një njoftimi për media thuhet se për shkak të dyshimit të bazuar i njëjti se ka kryer veprën penale lëshimi i çeçeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i karteleve të bankës apo të kreditit nga neni 301 paragrafi 3 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.S. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit A.S. paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 23 paragrafi 3 nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së. Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës” thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera