Elon Musk nxjerr kushte për blerjen e Twitter-it
Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 17 May 2022
Miliarderi Elon Musk ka thënë të martën se oferta e tij prej 44 miliardë dollarësh për blerjen e rrjetit social, Twitter, nuk do të finalizohet nëse nuk vërtetohet se llogaritë fiktive përbëjnë pesë për qind të llogarive totale në këtë platformë.
“Oferta ime ka qenë duke besuar se regjistrimet e Twitterit kanë qenë të sakta. Dje, shefi ekzekutiv i Twitter-it ka refuzuar të tregojë fakte se nën pesë për qind e llogarive janë fiktive. Kjo marrëveshje nuk mund të finalizohet derisa ai të bëjë këtë gjë”, ka thënë Musk përmes një postimi në Twitter.
Pas pezullimit të ofertës për afat të shkurtër kohor, Musk ka thënë se dyshon që llogaritë fiktive në këtë rrjet social përbëjnë 20 për qind të totalit të përdoruesve, në krahasim me pretendimet e Twitter-it për pesë për qind.
“Ju nuk mund të paguani shumën e njëjtë për diçka që është shumë më e keqe sesa është pretenduar”, ka thënë ai në një samit në Majami më 16 maj.
I pyetur nëse marrëveshja mund të arrihet me një çmim tjetër, Musk ka thënë në konferencë se nuk përjashton asgjë.
“Sa më shumë pyetje që bëj, aq më shumë më rriten shqetësimet”.
“Ata pretendojnë se kanë metodologji komplekse që vetëm ata e kuptojnë. Nuk mund të jetë aq e mistershme, më kompekse se shpirti e qenia e njeriut apo diçka e ngjashme”.
Shefi ekzekutiv i kompanisë Twitter, Parag Agrawal, ka thënë të hënën se vlerësimet e brendshme për llogaritë fiktive në katër çerekët e fundit, flasin për llogari të tilla nën pesë për qind.
Megjithatë, ai ka thënë se raportet nuk mund të nxirren në publik, pasi për të verifikuar nëse një llogari është e fiktive, nevojiten informacione publike dhe private.
Musk nuk është pajtuar me këtë deklaratë.
“Si e dinë atëherë reklamuesit se çfarë po marrin në kthim për paratë e tyre? Kjo gjë është thelbësore për shëndetin financiar të Twitter-it”, ka thënë ai.
Aktualisht, Elon Musk është njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej më shumë se 269 miliardë dollarësh, sipas revistës Forbes.
Të tjera
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...