Përkeqësohen parashikimet për ekonominë maqedonase
Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 16 May 2022
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se shtetin e tij po e pret një prej dimrave më të vështirë “me të cilin duhet të përballemi”, prandaj, ai shtoi se në rend dite nuk duhet të jetë kërkesa e opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Opozita maqedonase ka kërkuar që të mbahet një takim i liderëve për të caktuar datën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Kovaçevski deklaroi më 16 maj se lufta në Ukrainë dhe kriza ekonomike që ka përfshirë botën po reflektohet në masë të madhe edhe në Maqedoninë e Veriut.
“Qeveria po punon për të parandaluar goditjet e çmimeve dhe për të siguruar burime të energjisë për amvisëritë dhe industrinë…Jemi duke rishikuar buxhetin e shtetit dhe Ministria e Financave po ul kostot që nuk duhen bërë, të ketë fonde për të mbështetur kompanitë dhe kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve…Kuvendi është një vend ku ka komisione për të gjitha fushat, ku të gjitha zgjidhjet mund të diskutohen në mënyrën më demokratike. Parlamenti është gjithashtu një vend ku duhet të ushqehet demokracia, jo të bojkotohet”, tha Kovaçevski.
Ndërkohë, Banka Popullore të hënën ka dalë me projektime të reja lidhur me politikat makroekonomike që parashikojnë një inflacion mesatar prej 8.8 për qind në vitin 2022, në rast të stabilizimit gradual të gjendjes ekonomike deri në fund të vitit.
Rritja ekonomike për këtë vit nuk do të jetë më e lartë se 2.9 për qind apo shifër më e ulët se projektimet e mëparshme që parashikonin rritjen prej mbi 3.5 për qind.
“Shoku pandemik, kriza energjetike, si dhe lufta në Ukrainë në tremujorin e parë të këtij viti, bartin rreziqe të mëtejshme për ekonominë maqedonase, e cila, para së gjithash, për shkak të ushqimit dhe energjisë, është e varur nga lëvizjet globale”, deklaroi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska.
Angelovska-Bezhoska tha se Banka Popullore pret që borxhi publik në periudhën afatmesme të arrijë në 63 për qind të Prodhimit Bruto Vendor.
Për t’u përballur me krizën, Ministria e Financave ka paralajmëruar marrjen e mbi 900 milionë eurove borxh, një pjesë përmes shitjes së eurobondit dhe tjetrën nga bankat e huaja.
Komisioni Rregullator për Energjetikë të hënën ka nisur konsultimet me kompanitë energjetike lidhur me çmimin e energjisë elektrike dhe pas dy javësh pritet të dalë me çmimin e ri. Nuk dihet ende se sa mund të jetë rritja e çmimit, ndërkohë që rritja e çmimeve të karburanteve vazhdon të caktohet në bazë ditore varësisht çmimin në bursat botërore./rel
Të tjera
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...