Kurti vazhdon vizitat nëpër kompani amerikane, tash në shtetin e Illinois
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/05/collage-1-2-600x3601-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
18:13 | 15 May 2022
Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar vizitat në kompanitë e njohura amerikane. Në ditën e parë të qëndrimit në shtetin e Illinois, Kurti zhvilloi takim me themeluesin dhe drejtorin ekzekutiv, Adam Zeck, dhe drejtoren e Shitjeve, Marketingut dhe Operacioneve, Jeta Zagragja, e kompanisë UCX.
Pas vizitës në kompaninë UCX, Kurti u takua me Steven Collens, drejtorin ekzekutiv të MATTER, dhe Katie Kosko, menaxheren e partneritetit.
“Kjo kompani, që nga maji i vitit të kaluar, ka filialin e saj edhe në Kosovë. UCX është kompani lidere në SaaS (Software as a service) që u ofron shërbime mbi 2500 bizneseve të ndryshme që të zgjerojnë kapacitetet e tyre të shitblerjes online (E-Commerce)”, tha ZKM në një njoftim për media.
“Kryeministri Kurti, gjatë bisedës tha se qeveria e tij e mbështet zhvillimin dhe rritjen e potencialit dhe kapaciteteve të TI. Ai i falënderoi drejtuesit e saj për mikpritjen dhe investimet e tyre në Kosovë, si dhe i ftoi ata që gjithmonë ta kenë në konsideratë Kosovën në planet e tyre të zgjerimit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Në kompaninë MATTER, që është inkubator global i startup-eve në fushën e kujdesit shëndetësor që përbëhet nga ndërmarrës, inovatorë dhe liderë të industrisë që punojnë me 200 startup-e të kujdesit shëndetësor, kompani partnere të 11 spitaleve, pesë universitete dhe mbi 40 kompani lidere të industrisë, Kurti foli për indikatorët ekonomikë dhe të demokracisë.
“Në këtë takim, kryeministri Kurti foli për përmirësimet në indikatorët ekonomikë dhe të demokracisë, prioritetet e mandatit të tij dhe potencialin e vendit për investime, sidomos në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Duke folur për agjendën e digjitalizimit, ai tha se digjitalizimi i shërbimeve shëndetësore dhe themelimi i Sistemit Informativ Shëndetësor janë dy prej objektivave kryesore nëpërmjet të cilave synojmë që të transformojmë sektorin e shëndetësisë në vend. Me z. Collens dhe znj. Kosko u diskutuan mundësitë premtuese të bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/05/14.5.2022-ZKM4-900x600.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/05/14.5.2022-ZKM2-900x600.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/05/14.5.2022-ZKM-900x600.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/05/14.5.2022-ZKM-1-900x600.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/05/14.5.2022-ZKM-3-900x600.jpg)
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/prince-plodine1.jpg)
Të tjera
-
Biserko: Vuçiq nuk e zbaton marrëveshjen e Brukselit, po pret ardhjen në pushtet të Trumpit
...
-
Kurti: Bashkatdhetarët nga e hëna mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj
Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe këtë...
-
Zhduken dy vajza, njëra në Vushtrri tjetra në Prizren
Dy vajza janë zhdukur, njëra në Vushtrri e tjetra në Prizren. Një grua në Vu...
-
Zhvillimet e fundit në vend, Osmani u takua me ambasadorin francez Guérot
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim ambasadorin e Rep...
-
Maqedonci: Ushtria e Kosovës po ndërtohet si një forcë kompatibile me NATO-n
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje lidhur me një varg akti...
-
Qeveria: Kosova ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në kontinentin e Evropës
Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhjen e rregullt, ku ka marrë disa vendi...
-
Pagesë mbi 8 mijë euro si pagë mujore, e një ‘minierë’ keqpërdorimesh tjera evidentohen nga Auditori në “Trepçën” në prag të falimentimit
Minatorët në minierën e Trepçës në Stan Tërg ndërprenë punën para disa ditësh...
-
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?
Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor edhe dy persona të tjerë, n...
-
Nagavci: Në Podujevë do të ndërtohet Qendra e Kompetencës
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, si dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim B...
-
FSK përfundon ushtrimin fushor “Steel Wolf”
Regjimenti i Dytë (R2K) i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së ka realizuar...
-
Hill për dështimin e takimit Kurti-Vuçiq: Jemi të dekurajuar
Në një intervistë dhënë së fundi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Ameri...
-
BE-ja sanksionon financuesit e Hamasit
Bashkimi Evropian ka ngrirë asetet dhe ka vendosur ndalesa të udhëtimit për d...