G7 kërkon nga Kina që të mos e ndihmojë Rusinë
Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 14 May 2022
Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) i bëri thirrje Kinës që të mbështesë sovranitetin e Ukrainës dhe të mos e ndihmojë Rusinë, duke paralajmëruar se lufta e paprovokuar e Moskës kundër Ukrainës ka kërcënuar botën duke shkaktuar krizë të rëndë të ushqimit dhe energjisë.
G7 bëri këtë paralajmërim përmes një deklarate më 14 maj, pas përfundimit të takimit treditor në Gjermani.
Përveç se kërkuan nga Kina që të mos e mbështesë Moskën teksa lufta vazhdon, G7 po ashtu i bëri thirrje Pekinit që të “heqë dorë nga përfshirja në manipulim të informacioneve, në dezinformim dhe mjete të tjera për të legjitimuar luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.
G7 po ashtu i bëri thirrje aleates së Rusisë, Bjellorusisë, që të ndalojë “mundësimin” e përpjekjeve luftarake të Rusisë dhe të “respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare”.
Pushtimi i rus i Ukrainës që nisi më 24 shkurt, sipas G7-s, ka “shkaktuar një prej krizave më të rënda të ushqimit dhe energjisë në histori, që tani kërcënon personat më të ndjeshëm në mbarë botën”.
Ky grup, që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia, po ashtu tha se duhen masa urgjente për të zhbllokuar furnizimet me drithëra që Rusia po parandalon Ukrainën që t’i eksportojë, e që sipas G7-s, po kontribuon në krizën me ushqim.
Vlerësohet se 25 milionë tonë drithëra po pamundësohen që të transportohen përmes porteve të Ukrainës, e cila është një prej eksportueseve më të mëdha të drithërave në botë. Kjo bllokadë duket se ka prekur më shumë shtetet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Ministrat e Jashtëm të G7-s që morën pjesë në takimin në Gjermani po ashtu u zotuan se do të thellojnë izolimin ekonomik dhe politik të Rusisë përmes sanksioneve, duke shtuar se shtetet e tyre po ashtu do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë të mbrojtjes dhe ushtarake për Kievin “për aq kohë sa është e nevojshme”.REL
Të tjera
-
Stano: Masat hiqen kur vendosin vendet e BE’së e jo kur duan politikanët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar sot ga Bashkimi Europian heqjen e masave ...
-
Kurti: Nuk ka paqe pa drejtësi për viktimat
2 maj 1999 shënon një nga ngjarjet më të kobshme gjatë luftës në Kosovë. 2...
-
Ali Ahmeti nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës, Rama: Falë tij shqiptarët në Maqedoni po përjetojnë ditët më të mira
Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut. Ali Ahmeti u nderua me titullin “Qy...
-
Murati mburret përballë opozitës: Në Raportin e DASh-it fjala “korrupsion” përmendet 12 herë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka komentuar Raportin e Departamentit A...
-
Zihen për foltore, Saranda Bogujevci kërkon nga sigurimi t’i largojë nga seanca Ferat Shalën dhe Salih Zybën
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka kërkuar nga sigurim...
-
Masakra e Studimes, Osmani: Të vërtetën do ta mbrojmë kurdo e kudo
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në akademin përkujtimore për Masakrën e ...
-
Operacioni “Pandora” i EUROPOL-it: Shkatërrohen 12 “Call Center” mashtruese – e përfshirë edhe Kosova
2 qendra të thirrjeve mashtruese janë shkatërruar nga EUROPOL-i gjatë një ope...
-
KDI: Ligji i (ri) i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punë...
-
Zemaj për VV-në: “Hajna të certifikuar, s’është ndryshe kur vjedhin në bukë e grurë të rezervave shtetërore”
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e ka quajtur mazhora...
-
BE-ja ndan 1 miliard dollarë ndihmë për Libanin
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi për 1 miliard dol...
-
Kusari-Lila thotë se raporti i DASH-it ka lëshime dhe pasaktësi
Kryetarja e GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se raporti i Departamen...
-
I vazhdohet paraburgimi Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë, i katërti mbrohet në liri
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar edhe për dy muaj të tjerë masën...