Sport

Bayerni i hap dyert Lewandowskit, Barcelona gati të përfitojë

Autori: Gazeta inFokus 07:32 | 13 May 2022

Robert Lewandowski pritet të jetë protagonist i një prej “telenovelave” më të ndjekura të verës në merkaton e futbollistëve. E ardhmja e “yllit” polak te Bayerni, pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2023, mbetet shumë e pasigurt.

Drejtuesit e Bayernit në vazhdimësi janë shprehur se nuk do ta lejojnë largimin e tij, edhe nëse do t’u duhej ta humbnim me parametër zero në vitin 2023, por ky pozicionim mund të ndryshojë gjatë javëve në vijim.

Kështu shkruan gazeta “Bild” në versionin e saj online, duke zbuluar se drejtuesit e klubit nuk e përjashtojnë më si opsion shitjen e golashënuesit të tyre më të mirë. Lewandowski, sqaron “Bild”, ka mbetur i lënduar nga përpjekjet e Bayernit për të blerë Haalandin (shkoi te City), arsyeja kryesore kjo pse ai nuk dëshiron të rinovojë kontratën me bavarezët.

-Advertisement-

Ndaj, kampionët e Bundesligës nuk e shohin me sy të keq vendosjen në “vitrinën” e shitjeve Lewy-n. Polaku fiton rreth 24 milionë euro në sezon, një shifër që Bayerni që do të ishte i gatshëm të kursente, kuptohet nëse për kartonin e “bomberit” ofrojnë 35 milionë euro. Barcelona do të ishte e gatshme ta paguante këtë shumë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera