Lajme

I vrari në Kaçanik është i moshës rreth 40-vjeçare, Kryeprokurori i Ferizajt jep detaje për rastin

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 10 May 2022

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka dhënë detaje për vrasjen që ndodhi sot në Kaçanik.

Ai ka thënë se viktima është rreth moshës 40-vjeçare.

Jashari ka bërë me dije se është identifikuar një i dyshuar për rastin, por që ende s’është arrestuar.

-Advertisement-

“Një person ka mbetur i vdekur dhe një i plagosur, i cili është dërguar për trajtim në QKUK. Një i dyshuar është identifiku, por ende s’është arrestuar. Mosha e saktë e viktimës nuk dihet ende, por është rreth të 40’ave. Motivi ende s’dihet”, ka thënë Jashari për Express.

Rastin e vrasjes e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka thënë se një tjetër person ka mbetur i plagosur.

“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit”, përballë Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona te moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit. Nga informatat e para njeri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo konfirmuar nga ekipet mjekësore , ndërsa tjetri është transportuar për ndihmë mjekësore ne Ferizaj e me pas është transportuar për QKUK për trajtim te mëtutjeshëm mjekësor . Në vendin e ngjarjes janë ekipe të policisë që po hetojnë rastin”, ka thënë Veseli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera