Osmani takoi zyrtarë amerikanë e evropianë në Konferencën e Mynihut
Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 10 May 2022
Në hapjen zyrtare të takimit të liderëve të Konferencës së Mynihut e cila sivjet po mbahet në Washington D.C., presidentja Vjosa Osmani takoi zyrtarë të administratës amerikane, kongresistë e senatorë, ministra nga shtete të ndryshme si dhe përfaqësues të think- tanks nga Amerika e Evropa.
Në takim me këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Biden, Jake Sullivan, Osmani, diskutoi lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor pas invazionit rus në Ukrainë si dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet ky rajon. Ajo falënderoi administratën e presidentit Biden për rolin kyç në mbrojtjen e demokracisë dhe sigurisë në kontinentin tonë, e mbi të gjitha për përkrahjen e jashtëzakonshme që historikisht ia kanë dhënë Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në veçanti presidenti Biden.
Presidentja takoi edhe ministren për Çështje Evropiane të Finlandës, Tytti Tuppurainen, me të cilën diskutoi për përgatitjet e Kosovës për aplikim në organizata ndërkombëtare si dhe për reformat e ndërmarra në vendin tonë, e të cilat e avancojnë Kosovën në rrugën euro-atlantike.
Në këtë konferencë, Osmani bashkëbisedoi edhe me ministrin Federal të Gjermanisë Wolfgang Schmidt, ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, senatorin Chris Coons, kongresisten Veronica Escobar, zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, udhëheqësin e Konferencës së Mynihut ambasadorin Christoph Heusgen, ambasadorin Wolfgang Ischinger, si dhe përfaqësues të tjerë pjesëmarrës në konferencë.
Sot Presidentja do të flasë në panelin për sigurinë energjetike si dhe në disa evente të tjera. Kjo konferencë ka bashkuar dhjetëra vendimmarrës dhe ekspertë të lartë nga të dy anët e Atlantikut për diskutuar se si partnerët transatlantikë mund të ndërtojnë një aleancë më të qëndrueshme dhe ta avancojnë bashkëveprimin dhe udhëheqjen e përbashkët në sfidat e sigurisë, duke përfshirë luftën aktuale në Ukrainë.
Të tjera
-
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 200 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1251 gjoba në trafik. ...
-
Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze, pagat janë të njëjta, çmimet janë rritë
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka de...
-
Pejë: Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se u sul*ua gjatë regjistrimit të popullsisë
Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici...
-
Dyshohet se i publikoi fotografi eksplicite një gruaje, arrestohet
Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se ia ka publikuar një...
-
Prizren: Gjendet pa shenja jete një shtetas serb, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja...
-
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta di*jte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prish...
-
Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale
Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në K...
-
Rama: Gëzuar Pashkët Ortodokse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me an...
-
Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë, dëshmitari thotë se e gjeti të shtrirë në tokë
Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një personi në rrethana të dyshim...
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...