Rrëfimi i balerinëve që ikën nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 08 May 2022
Balerinët Adrian Blake Mitchell dhe partnerja e tij Andrea Lasakova, u larguan nga Rusia më një mars të këtij viti, nga një pikëkalimi që lidh Rusinë me Estoninë. Ata janë mes shumë balerinëve ndërkombëtarë, që vendosën të largohen nga ky vend, për shkak të kundërshtisë së tyre ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.
Adrian Blake Mitchell dhe Andrea Lasakova shkuan në Shën Petersburg si shumë balerinë, të tërhequr nga historia dhe rëndësia e baletit rus.
Tashmë në Shtetet e Bashkura ata po bëjnë prova për një shfaqje të ardhshme, që do të luhet në shkollën e baletit “Westside Ballet” në Santa Monika të Kalifornisë, atje ku Andriani ishte dikur student.
“Kemi jetuar në Shën Petersburg të Rusisë për shtatë vitet e fundit, duke interpretuar në teatrin “Mikhailovsky”, thotë balerini amerikan, Adrian Blake Mitchell.
“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime, që kur isha studente. Kam studiuar në Sllovaki, kam qenë gjithmonë e magjepsur nga gjuha ruse dhe kam dashur gjithmonë të kërcej në Rusi”, thotë Andrea Lasakova, me origjinë nga Sllovakia.
Por ëndrra e Adrianit dhe Andreas për të dhënë shfaqje në një nga kryeqytetet e kërcimit klasik në botë, u ndal papritur kur Rusia sulmoi Ukrainën.
“Mësuam mbi sulmin në Ukrainë dhe për shkak të kësaj vendosëm të largoheshim”, thotë Adriani.
Akti i çiftit nuk u prit me duartrokitje të zjarrta ashtu sikurse ishin mësuar t’i shijonin gjatë shtatë viteve që intepretonin në teatrin “Mikhailovsky”.
Në vend të kësaj, pas një udhëtimi katër orësh nëpër Rusi, Adriani u përball me pyetjet e ashpra të agjentëve rusë të sigurisë (FSB-së) në një pikëkalimi kufitar mes Rusisë dhe Estonisë.
Adriani u hoq sikur nuk i kuptonte pyetjet që ata i bënin në rusisht se pse po largohej nga vendi dhe se çfarë kishte bërë gjatë kohës që kishte qëndruar aty. Pas rreth 10 minutash marrje në pyetje, ai u lirua dhe u bashkua me partneren e tij që e priste e shqetësuar.
“Ai qëllimisht bëri sikur nuk e fliste mirë rusishten, në fakt rusishtja e tij është shumë e mirë”, thotë Andrea ndërsa kujton atë moment.
“Isha i shqetësuar. Nuk isha i sigurt se çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do të përgjigjesha saktë. Ishte padyshim një moment i frikshëm, veçanërisht sepse në atë moment ishim shumë pranë daljes (nga vendi)”, thotë Adriani.
Andrea dhe Adriani morën vendimin e menjëhershëm për t’u larguar nga Rusia sapo nisi lufta në Ukrainë, ndërsa kishin nisur të qarkullojnë zëra mbi vendosjen e mundshme të ligjit ushtarak, kolapsin financiar dhe kufizimin e lirive.
Ndërsa ishin në Rusi çifti nuk u përfshi në politikë, pavarësisht se kishin parë shumë protestues pro-demokracisë tek marshonin jashtë shtëpisë së tyre.
Por prej mbërritjes në Shtetet e Bashkuara, ata kanë qenë të zëshëm në kundërshtimin ndaj luftës dhe në mbështetjen për popullin e Ukrainës.
“Sapo kalova kufirin, ndoshta brenda dy orëve, postova dhe shkruajta për luftën, duke e dënuar atë. Ne u vendosëm përballë një situate të vështirë. Por ajo që po ndodhte me popullin e Ukrainës ishte gjëja më tragjike dhe e tmerrshme që mund të imagjinoja”, thotë Adrian.
Partnerë në skenë dhe jashtë saj, kërcimtarët besojnë se lufta ka shkaktuar një çarje të thellë në skenën ndërkombëtare të baletit.
“Shumica e miqve tanë janë ndërkombëtarë, ata u larguan dhe nuk mendoj se do të kthehen së shpejti, sepse është shumë e vështirë”, thotë Adrea.
“Baleti rus padyshim që do të izolohet totalisht, i izoluar nga Perëndimi”, thotë Adriani.
Ai beson se kërcimtarët që ndodhen ende në Rusi mund të jenë kundër luftës, por kanë frikë nga pasojat, nëse protestojnë.
“Dëgjon shumë pak kërcimtarë rusë që flasin, por shumë prej tyre duan të largohen pasi duan të kenë mundësi të flasin”, thotë Adriani.
Prej largimit nga Rusia, Adriani dhe Andrea po zhvillojnë shfaqje e bashkëbisedime për të mbledhur fonde në mbështetje të Ukrainës.
“Mendoj se arti është mënyra më e mirë për të mbështetur dhe shprehur veten dhe për të treguar se cili është pozicioni që ke. Por jo të gjithë e kanë këtë mundësi, për fat të keq”, thotë Adriani.
Aktualisht ata po bëjnë prova në “Westside Ballet” për një shfaqje të koreografit rus Oleg Vinogradov, “Barber’s Adagio”.
Është një balet që Adriani dhe Adrea e kanë interpretuar në Shën Petersburg, e që druhen se nuk do të munden ta kërcejnë më kurrë në Rusi./voa
Të tjera
-
Çka thuhet në padinë e Glakuk Konjufcës ndaj Natyra Kuçit, përmes së cilës po ia kërkon 15 mijë euro kompensim
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka paditur zëdhënësen e Part...
-
Presidentja Osmani nga Zvicra: Kosova është e fortë kur ecën përpara bashkë me aleatë
Presidentja Vjosa Osmani është paraqitur live nga Zvicra ku ka folur për Sami...
-
Egzon Ibrahimi lanson ilahinë “Në kujtim të veprës së Ibrahim Devollit”
Ilahisti kosovar me famë të madhe ndërkombëtare, Egzon Ibrahimi, ka lansuar s...
-
Osmani në Zvicër takon presidentin malazez, bisedojnë për rëndësinë e mbrojtjes së paqes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjendet në Zvicër në kuadër të Samitit të...
-
Tërnava uron myslimanët për festën e Kurban Bajramit
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e festës së Kurban Bajramit ka dhën...
-
Rama has në Xhavit Halitin derisa promovon një biznes, me shaka e quan “kriminel lufte që s’është kapur akoma”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njihet për humorin dhe sjelljet e tij në...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit nënoficerit të FSK-së, Muhamet Beqirit
Sot do të varroset në fshatin Talinoc i Muhaxherëve të Ferizajt, nënoficeri i...
-
“Ne jemi një”, Duka: Grupi forca jonë, Shqipëria gati për Europianin
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta d...
-
Plani i paqes i Putinit ‘jo serioz’, thotë Scholz përpara samitit të Ukrainës në Zvicër
Udhëheqësit e G7-ës nuk diskutuan propozimet e Vladimir Putin për paqen në Uk...
-
“Agim, ti më mungon në këto momente”, në ditën e çlirimit të Gjilanit Shukrie Ramadani kujton bashkëshortin e saj
Janë bërë 25 vite kur vendi ynë i dha fund ëndrrës për liri. E gjatë luftës n...
-
Kurti pret në takim Sekretaren e Përgjithshme të VEF, bisedohet për avancimin e Kosovës në këtë organizatë
Bashkëpunimi sa vjen e bëhet më i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Forumit Ekonom...
-
“Në një pusetë kanalizimi e një shtëpi të pabanuar” – Këto ishin lokacionet ku u gjet armatimi në veri
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me armatimin që u gjet dje në veri, ...