Krasniqi përkujton 24 vjetorin e rënies së heroit Bahri Fazliu
Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 07 May 2022
Krasniqi përkujton 24 vjetorin e rënies së heroit Bahri Fazliu
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi sot ka përkujtuar 24 vjetorin e rënies së heroit të Kosovës, Bahri Fazliu.
Krasniqi ka deklaruar se se Bahriu, ashtu sikur vëllai i tij Fahriu, i cili kishte rënë në një betejë të ashpër me forcat serbe në vitin 1989-të, së bashku me Afrim Zhitinë në Bregun e Diellit, është vet dëshmia e përjetshme e patriotizmit dhe atdhedashurisë së familjes Fazliu.
“Sot, me kolegë të Partisë Demokratike të Kosovës, bëmë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Velani, aty ku pushon trupi i heroit të Kosovës, Bahri Fazliu.24 vite më parë, në një betejë të ashpër me forcat serbe, Bahriu ra heroikisht në altarin e lirisë, duke e përjetësuar përgjithmonë emrin e tij. Bahriu, ashtu sikur vëllau i tij Fahriu, i cili kishte rënë më 1989 së bashku me Afrim Zhitinë në Bregun e Diellit, është vet dëshmia e përjetshme e patriotizmit dhe atdhedashurisë së familjes Fazliu, e cila i rriti dhe ia fali dy djem Kosovës në rrugën e shenjtë të çlirimit. Lavdi heroit Bahri Fazliu dhe të gjithë dëshmorëve tanë, gjaku i të cilëve jetësoi ëndrrën e një populli ndër dekada”, ka shkruar Krasniqi.
Të tjera
-
Vetëm Kosova pa statusin e vendit kandidat për BE, Von der Leyen: 2030 mund të jetë afat real për zgjerim
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka para...
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...
-
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për t...
-
Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u ṛṛahën me njëri-tjetrin
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë dje (07 shtator) pasi për shkaqe end...
-
‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë
Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë për...
-
Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator
Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Ko...
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...
-
Djali i Adem Jasharit, Luli shtrihet në Kardiologji, Lladrovci: S’besoj që ta lë shenjë ty kjo
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Lulzim J...