Ish-komandanti i UÇK-së hedhë akuza të rënda: Vizita e ministres Haxhiu në Hagë lidhet me planin për arrestime të reja
Autori: Gazeta inFokus
08:21 | 05 Maj 2022
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë tashmë do të përballen edhe me akuza të reja.
Kjo pasi që gjatë ditës së djeshme Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se ndaj tyre është zgjeruar aktakuza.
Bëhet fjalë për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin dhe ish-komandantin Rexhep Selimi.
Anekset e aktakuzës, sipas faqes zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, u dorëzuan nga Prokuroria e Specializuar e kryesuar nga Jack Smith.
E, nga zgjerimi i kësaj aktakuze në media është raportuar që mund të ketë edhe arrestime të tjera.
Madje, është raportuar që janë 13 ish -pjesëtarë të UÇK-së, që mund të arrestohen së shpejti.
Lidhur me këto pretendime dhe zgjerimin e aktakuzës, për FrontOnline ka folur ish- komandanti i UÇK-së në Koshare, Hisen Berisha.
Berisha ka deklaruar se për këtë ai ka pasur dyshimet e tij në momentin kur është rritur numri i policëve të EULEX-it në Kosovë dhe vizita në Hagë e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Rritja e numrit të policëve të EULEX-it, edhe pse kësaj të fundit i ka skadu mandati në 2018-tën, e po ashtu pas vizitës së ministres së Drejtësisë, në Hagë dhe takimit me kryetaren e atij trupi gjykues po dyshoj që kemi të bëjmë me një plan tjetër të arrestimeve. Unë e kam pas këtë dyshim timin lidhur me atë vizitë edhe në seancën e parlamentit sepse ka qenë plotësisht e paarsyeshme vizita e saj kur e din mirë se çfarë qëndrime ka mbajtë ndaj atyre që mbahen në Hagë dhe nuk ka kërkua falje publike asnjëherë për linçimin e tyre dhe akuzimin e tyre për kriminel”, është shprehur Berisha për FrontOnline.
Kurse për zgjerimin e aktakuzës ndaj katërshës së UÇK-së, Berisha ka pohuar se me këtë po punohet që ish-krerët e UÇK-së të dënohen e jo të vendoset drejtësia.
“Tash pas sa kohe aty po procedohet me ngritje të aktakuzave dhe marrje në pyetje të dëshmitarëve dilet në një diçka tjetër që konsiderohet zgjerim të aktakuzave e që në fakt janë krejtësisht akuza të reja e që do të thotë i bijnë në një situatë jo funksionale edhe trupën mbrojtëse, edhe palën e bijnë në një situatë shqetësuese se aty po punohet me qëllim të dënimit të tyre e jo të vendosjes së drejtësisë e ky është një dallim i madh i proceseve gjyqësore”, ka shtuar ndër të tjera ai.
Sipas Berishës që nga momenti kur Kuvendi i Kosovës, ka miratuar themelimin e kësaj gjykate shqetësuese është joserioziteti i trupës gjykuese.
Ai po ashtu ka përmendur edhe dorëheqjet e një pas njëshme të prokurorëve e për të cilat ka thënë se edhe kjo mbetet shqetësuese.
Më 5 nëntor bëhen dy vjet që kur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dhe ish-komandanti i UÇK-së, Rexhep Selimi u transferuan për në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Ndërsa, më 4 nëntor ishte arrestuar ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi.FrontOnline

T� tjera
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...


































