Rrugët që prishën festën: Dy të vdekur e dhjetëra të lënduar në katër aksidente në ditë Bajrami
Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 02 May 2022
Myslimanët në mbarë botën festuan sot ditën e Bajramit të Fitrit. Në Kosovë, përveç festimeve dita ishte e mbushur me aksidente, ku humbën jetën dy persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.
Një nënë e dy fëmijëve dhe djali i saj shtatë vjeçar nga Skenderaj vdiqën sot në një aksident të ndodhur në fshatin Gllobar të komunës së Drenasit. Tre persona të tjerë janë lënduar në këtë aksident dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas policisë, rasti kishte ndodhur rreth orës 14:00.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën përderisa tre të tjerë kanë pësuar lëndime”, tha për Express zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Po në Drenas sot ka ndodhur edhe një aksident tjetër trafiku ku janë përfshirë pesë makina dhe janë lënduar 10 persona.
Rasti ka ndodhur në fshatin Abri, më saktësisht në vendin e quajtur Garrapole në orën 15:00.
“Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ndërkohë shtatë persona të tjerë janë lënduar në një aksident tjetër trafiku që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Informacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq shtatë persona janë lënduar, të cilët janë dërguar në qendrat më të afërta mjekësore si dhe në QKUK – Prishtinë, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.
Ndërkohë në mesditë tre persona kishin kërkuar ndihmë shëndetësore pasi u lënduan në aksident.
Rasti kishte ndodhur në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Stanovicë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 12:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmenti rrugorë në fshatin Stanovcë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.
Të tjera
-
Pamje nga aksioni ku u konfiskuan 33 kilogramë ari
Shtatë argjendari janë kontrolluar gjatë ditës së djeshme në rajonin e Gjilan...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Drenasi, ishte plagosur në Pashtrik gjatë kalimit të kufirit me Shqipërinë
Ka ndërruar jetë, ish-ushtari i UÇK-së, Milazim Syla nga fshati Kishnarekë e...
-
Osmani në takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e El Salvado...
-
Ndalohet një tentim kontrabande me pije alkoolike nga Serbia
Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë zbuluar dy rastet të kundërvajtjeve doga...
-
Dogana publikon fotografi të arit të sekuestruar në argjendaritë e rajonit të Gjilanit
Dogana e Kosovës ka publikuar pamje të arit që është sekuestruar në disa argj...
-
Roth: Shqetësuese lidhjet e ngushta të disa politikanëve malazezë me Vuçiqin – Kisha Ortodose Serbe kanal i ndikimit rus
Michael Roth, Kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme i Bundestagut dhe i...
-
Policia jep detaje për grabitjen në Vushtrri, i arrestuari është 19 vjeç
Policia e Kosovës ka dalë me njoftim të ri për grabitjen në Stanoc të Epërm t...
-
Optimizëm për bashkëpunimin bujqësor Kinë – BE
Eurokomisioneri për Bujqësinë, Janusz Wojciechowski, ka folur shumë për arrit...
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...