Foshnja e pajetë prej 1 muaji në valixhe, mjekja neuro-psikiatre në Korçë: E ëma thotë që e ka lindur dikush tjetër
Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 02 May 2022
Mjekia neuro-psikiatre Nikolina Bode shprehet se familjarët e kanë konstatuar shtatzëninë e 40-vjeçares në muajin dhjetor të vitit të kaluar, atëherë kur shtatzënia ka qenë e dukshme. Ata kanë tentuar ta vizitojnë por 40-vjeçarja ka kundërshtuar. Gruaja sipas mjekes është diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor 3 vite më parë por nuk pranonte të mjekohej.
Sipas mjekes , gruaja vuan nga çrregullime serioze të shëndetit mendor psikotike për shkak të të cilave ajo ka humbur lidhjen me realitetin. Ajo është marrë në pyetje, por përgjigjet kanë qenë kryesisht të paqarta.
Po ashtu, bëhet e ditur se 40-vjeçarja ka thënë se fëmijën e ka lindur dikush tjetër dhe jo ajo.
NGJARJA
Një dramë e vërtetë ka ndodhur në familjen Hasimllari në Korçë, ku një grua futi foshnjën e porsalindur në një valixhe dhe e la aty derisa u zbulua nga i shoqi. Për mediat, fqinjët konfirmojnë që gruaja ka probleme të shëndetit mendor, por shtojnë se më shumë detaje rreth fëmijës apo shtatzënisë nuk dinë.
“Është e sëmurë, shumë e sëmurë. Banon në kat të dytë. Nuk e di a ishte shtatzënë. I shoqi rri në Greqi, edhe erdhi. Vete e vjen, po këtu ishte dje. Ashtu ka qenë ajo edhe më përpara. Ajo ka një djalë, po edhe atë s’e ka mirë,” tregon një e moshuar që jeton në të njëjtin pallat me nënën e fëmijës.
Kujtojmë se trupi i pajetë i foshnjës është gjetur nga bashkëshorti Klodi Hasimllari, i cili kishte një muaj që ishte kthyer nga Greqia. Ai ka treguar në polici se foshnjën e pajetë e gjeti pasi konstatoi aromë të rëndë nga dollapi.
Bashkëshorti i ka thënë policisë se kishte më shumë se një vit që nuk ishte kthyer në shtëpi dhe se fëmija që gjeti të pajetë nuk ishte i tij. Çifti ka dhe një fëmijë tjetër, 15 vjeç. Nëna e fëmijës vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është dërguar në maternitet për ekzaminime të mëtejshme. /abcnews.al/
Të tjera
-
DASH pret që Serbia të luajë rolin e saj që autorët e sụlmit në Banjskë të japin përgjegjësi pa vonesa të mëtejme
Departamenti amerikan i Shtetit tha të martën se të gjithë personat e përfshi...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me d...
-
Aksidenti në rrugën Drenas – Komoran, tre të lënduar
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodh...
-
Lajçak “diskutim strategjik” me O’Brien dhe Kasanof për dialogun: Vazhdojmë në Bruksel javën tjetër
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ...
-
Pacolli takohet me presidentin e Togos: U përfol se ky shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës, epilogu do të jetë ndryshe
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli është takuar me presidentin e Republikës së ...
-
Raportohet për një aksident të rëndë mes tre veturave në rrugën Drenas-Komoran
Një aksident i rëndë mes tre veturave raportohet se ka ndodhur sonte në orët ...
-
Policia e konfirmon djẹgien e villës së Bajqinovcit: S’ka të lënduar, po e hetojmë rastin
Policia e Kosovës e ka konfirmuar djegien e villës së deputetit të Lëvizjes V...
-
Arrestohet në Jarinjë serbi që ditë më parë pagoi 30 mijë euro dorëzani, tentoi të ikte nga Kosova
Është arrestuar Sinisha Nedeljkoviq, pasi tentoi të ikte nga Kosova, ku ditë ...
-
Policia përkujton Afrim Bunjakun, publikon pamje për jetën dhe veprën e tij
Janë bërë një vit prej se në fshatin Banjskë që Zveçanit ndodhi sulmi ter...
-
“Armạtimi ishte futur me automjete edhe atë natë”, Drejtori i Policisë zbulon detaje për sụlmin në Banjskë
Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë ...
-
Kështu duket vila e Bajqinovcit, pasi u dëmtua nga një shpëŕthim (PAMJE)
Vila e Deputetit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovcit, qe gjend...
-
Gërvalla takon homologun grek, diskutojnë për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan
Kryediplomatja, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, ...