Rikthehet frika! Republika e Moldavisë në shënjestër të Rusisë
Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 29 April 2022
Në Moldavi është rritur shqetësimi se vendi mund të kthehet në objektivin e ardhshëm të agresionit rus. Sulmet e inskenuara në rajonin separatist prorus, Transilvani, janë shenja jo të mira, mendon Vitalie Ciobanu.
Kohët në të cilat Republika e Moldavisë ndihej relativisht e sigurt për shkak të rezistencës heroike të Ukrainës kundër agresionit të Putinit, përfshirë këtu edhe fitoren ushtarake të mbytjes së anijes „Moskwa” të flotës ruse të Detit të Zi, kanë marrë fund. Gjendja në rajonin separatist të Transilvanisë nuk është nën ogur të mirë.
Ditën e hënë më 25 prill 2022, ditën e dytë të Pashkëve ortodokse, u sulmua me granata qendra e shërbimit sekret (KGB) në Tiraspol, kryeqytetin e rajonit të trazuar. Nuk ka pasur të lënduar, godina ishte bosh në momentin e sulmit. Ditën tjetër, më 26 prill pasuan sulme të tjera ushtarake në Transilvani: u shkatërruan dy antena komunikacioni në rajonin Grigoriopol dhe pati shpërthime në Parcani, një qytet 13 kilometra larg kufirit me Ukrainën dhe në një aerodrom në Tiraspol. Ngjarje të tjera të ngjashme mund të ndodhin ende.
Prania ruse në Transilvani
Një rast ekstrem, “Worst Case” do të ishte përshembull ndonjë aksion sabotazhi në depon ushtarake në Cobasna, që ndodhet nën kontrollin e trupave ruse të stacionuara ilegalisht. Atje janë magazinuar 20 000 tonë municione sovjetike, që u tërhoqën në fillim të viteve 1990-të nga ish-vendet komuniste të Europës qëndrore dhe lindore. Leje hyrjeje në këtë magazinë nuk kanë as autoritetet moldave të kryeqytetit Kisinau, as ekspertët e huaj. Për gjendjen e municioneve nuk ka informacione.
Moldawien Schriftsteller Vitalie CiobanuVitalie Ciobanu
Kërkesat e përsëritura të Kishinaut drejtuar Moskës për t’i larguar armët nga Cosbana dhe për t’i dërguar në Rusi, kanë mbetur pa përgjigje po ashtu si kërkesa e largimit nga Transilvania të 2000 ushtarëve rus.
Lajme të fallsifikuara dhe përshkallëzime
Dëshmia e parë konkrete që tregon se Rusia e ka „në shënjestër” Republikën e Moldavisë që prej shpërthimit të luftës në Ukrainë, qe fjala e gjeneralit rus Rustam Minnekajew, zëvendëskomandant i sektorit qëndor ushtarak. Ai foli hapur për „fazën e dytë të operacionit special”, i cili pritet të ndodhë për të marrë kontrollin në jugperëndim të Ukrainës, në Detin e Zi si dhe për krijimin e një korridori tokësos drejt Transilvanisë, ku “ka raste të shkeljes së të drejtave të rusëve etnike”. Një gënjeshtër paturp. Rajoni kontrollohet plotësisht nga Moska, kush do i shkelte atje të drejtat e popullsisë ruse?
Nën presion dhe të terrorizuar nuk janë ata që flasin rusisht, por banorët rumanisht-folës dhe institucionet e tyre, mes të cilave shkollat, që varen nga ministria e Arsimit, në Kisinau. Fshatarët moldavë torturohen nga terrori i milicëve separatistë, që zgjat prej 30 vjetësh.
Kurse Wiktor Wodolatsky, zëvendëskryetari i parë i komisionit të Dumas për çështjet e ish republikave të pavarura, GUS, integrimin euroaziatik dhe marrëdhëniet me patriotët, e tha edhe më troç qëllimin: „Nazizmit” të pushtetmbajtësve në Kisinau, që përkrahet nga „mbrojtësit rumunë” i „duhet dhënë fund” njësoj si skenarit të ngjashëm në Ukrainë.
Simbole të urrejtjes dhe luftës
Javën e kaluar zëdhënësja e Ministrisë të Jashtme të Rusisë, Maria Sacharova, dhe deputeti rus Alexej Puschkow kritikuan presidenten moldave, Maia Sandu sepse pati guximin të ndalonte simbolet ruse të urrejtjes dhe luftës: të ashtuquajturën band të Sankt Georgut, si dhe inicialet „Z” dhe „V”. Ky ligj u aprovua nga shumica parlamentae pro-europiane e Republikës së Moldavisë.
Opozita pro-ruse, Blloku i komunistëve dhe socialistëve, kryesuar nga ish presidentët e shtetit, Wladimir Woronin und Igor Dodon, si dhe partia e Ilan Shorit, të arratisurit, („arkitekt i mashtrimit bankar të 2014, ku u zhdukën një miliardë euro) –protestuan kundër dhe kërcënuan se do të shfaqen në paradën e 9 majit, „Ditën e fitores”, me sinjalet e Putinit në gjoks, megjithë gjobën e vogël që mund të marrin prej 500 eurosh. Në Republikën e Moldavisë, hajdutët, banditët, kriminelët, me ose pa „kollare”, kanë qenë gjithnjë agjentë të ndikimit rus në hapësirën ish sovjetike.
Skenare si në lindje të Ukrainës
Zyra për politikën e reintegrimit, një struktur e qeverisë moldave për Transilvaninë, deklaroi se sulmi me granata ditën e hënë mbi ndërtesën e KGB në Tiraspul, është vetëm pretekst për të përforcuar sigurinë në rajon. Mbas toneve luftarakë të politikanit rus për krijimin e një „korridori” tokësor për Transilvani, ministria e Jashtme moldave thirri ambasadorin rus në Kisinau, Oleg Wasnetsow. Pak më vonë, zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrej Rudenko dha një mesazh qetësues: „Rusia nuk sheh ndonjë rrezik për qytetarët e Transilvanisë dhe vazhdon të jetë për zgjidhjen paqësore të çështjes së Transilvanisë, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Moldavisë.”
Ne jemi kthyer në dëshmitarë të një loje si macja me miun, një lloj testimi të aftësisë së reagimit të autoriteteve të Kisinaut në rastin e ndonjë veprimi të mundshëm rus në rajon.
Sipas kushtetutës, Republika e Moldavisë është neutrale dhe duke pasur parasysh konfliktin aktual, i ka kërkuar të gjitha shteteve, mes të cilave edhe Federatës Ruse që të respektojë këtë status. Por Rusia nuk le të pengohet për shkak të neutralitetit të Moldavisë dhe mund të njohë në çdo kohë pavarësinë e rajonit separatist në bregun lindor të Dnjestrës. Ajo çka do të pasonte do të ishte një sulm ushtarak, për „të mbrojtur qytetarët e vet”- një skenar i ngjashëm si ai i republikave të vetëshpallura, të Luhanskit dhe Donjeckut në lindje të Ukrainës, si më 24 shkurt 2022, ose si më gusht 2008 në Gjeorgji, mbas njohjes nga Moska të pavarësisë së Osetisë Jugore. Vetëm një ndërhyrje masive diplomatike e shteteve perëndimore arriti t’i mbante tanket rusë në atë kohë vetëm pak kilometra larg kryeqytetit gjeorgjian, Tiflis.
Neutraliteti nuk e pengoi qeverinë pro-europiane të Kishinaut që të dënonte ashpër Rusinë për agresionin kundër Ukrainës dhe të përkrahte sa të mundte Kievin. Tani duhen gjetur me shpejtësi zgjidhjet në mënyrë që Republika e Moldavisë të mos futet në vorbullën e luftës./DW
Të tjera
-
Marrëveshja me Danimarkën për burgjet, Edi Rama pyetet nga RAI3 nëse ai ia kërkoi këtë Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përballur mbrëmë me gazetarin itali...
-
Ofruan shërbime mjekësore pa licencim, arrestohet dy gra
Prokuroria Themelore në Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarave ...
-
Rohde: Gjermania e përkushtuar për ta futur Kosovën në KiE, ecja përpara me Asociacionin do ta mundësojë këtë
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde ka folur për forcimin e sundimit të ligji...
-
“Flisni me ata zotërinjtë që po e organizojnë”, deputeti i LVV-së nervozohet kur pyetet për nisjen e “Javës së Krenarisë” në objektin e qeverisë
Sot në orën 18:00 në objektin e qeverisë së Kosovës, nga kryeparlamentari, Gl...
-
Viva Fresh Store organizon eventin special më të madh deri më tani në Kosovë në përkrahje të prodhuesve vendor
Viva Fresh Store mbështetur nga USAID - Kosovo Compete Activity – në Qendrën ...
-
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Japoninë
Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka njoftuar se një tërmet me magnitudë 6.0...
-
Aksident tragjik në Dragash, humb jetën nëna 42 vjeçare dhe e bija 3 vjeçare
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Dragash ku kanë humbur jetën një nënë së b...
-
Presidenti Biden me Emisar Special për njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, duhet të emërojë një ‘emisar s...
-
Kosova e akuzonte për tjetërsim pronash, dëshmia e tij mund ta çojë në burg Gjukanoviqin: Kush është biznesmeni malazez që u kap në Britani?
Biznesmeni malazez, Dushko Knezheviq, u ekstradua nga Britania e Madhe për në...
-
KQZ me tender për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për furnizim me kamera në vendvotime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është publikuar njoftimi për ko...
-
Japonia goditet nga tërmeti me magnitudë 6 ballë, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 6 goditi provincën Ishikawa të Japonisë mëngjesin e k...
-
Fillon testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 policëve
Ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Një...