Rizvanolli: Opozita po dezinformon, kompania GEN s’ka lidhje me Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 28 April 2022
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli i është përgjigjur akuzave të opozitës për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Ajo në seancën e Kuvendit akuzoi opozitën se po ndan dezinformata dhe se e kompania GEN-i me Serbinë s’kanë lidhje, pasi sipas saj e njëjta kompani është sllovene.
“Kompaninë GEN-i që po e përmendi nuk është kompani serbe, por sllovene. Po më pëlqen që tash e keni ndryshuar kompani sllovene në bazë në Beograd. Kjo është si me thënë kompaninë Coca-Cola me bazë në Serbi dhe me lidh me Serbinë këtë punë, është totalisht palidhje”, tha ajo.
Ministrja tregoi shifrat e subvencionimit të importit të energjisë elektrike gjatë krizës energjetike.
“Për subvencionimin e importit nga qeveria e fundit nuk e di a nuk e njihni fare sektorin e energjisë, apo me qëllim po ndani deziformata. Sidoqoftë, nuk janë ndarë 120 milionë ende, janë ndarë 30 milionë për import për subvencionim të importit të energjisë. Nga këto janë shpenzuar rreth 23 milionë, ndërsa shtatë milionë tjera mbesin në llogari të KEK-ut. Për mënyrën e shpenzimit të tyre, KEK dhe Ministria e Ekonomisë do të ndajnë të gjitha informatat që janë relevante dhe shërbejnë për informim të opinionit… Ndërsa për 97 milionë euro të tjera që janë zotuar, por ende nuk janë ndarë për subvencion, disbursimi i tyre ende nuk ka filluar”, shtoi ajo.
Ndërkohë, theksoi se investimet në energji janë bllokuar për shkak të ish-qeverive të kaluara.
“Investimet në energji janë bllokuar për dekada, është e vërtetë, por për këtë mbani përgjegjësi ju që keni planifikuar projekte të dështuara dhe keni dështuar t’i realizoni ato. Nga kompanitë serbe është e vërtet që është importuar që nga vitit 2000 deri në vitin 2014, pas të cilës ka vazhduar të importojë KESCO dhe KEDS pasi i keni privatizuar. Për këto shpresoj që komisioni hetimor parlamentar t’i sqarojë rrethanat si kanë ndodhur dhe a ka përfituar dikush nga kjo”, theksoi Rizvanolli./kp
Të tjera
-
Kurti takohet me kryeministrin kroat, flasin për Banjskën e dialogun me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me kryeministrin e Kroa...
-
Peci merr zemër, i fton në debat “dorë për dore” të gjithë ish-ministrat e Bujqësisë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci u ka bërë thirrje publike të gjithë ish-mini...
-
Sveçla pas aksionit në Pejë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve që merren me veprimtari të tilla
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Njësitin e Antidro...
-
Rama në Asamblenë e OKB: Kosova, pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar
Kryeministri shqiptar Edi Rama në në sesionin e 79-të të Asamblesë të Për...
-
Abdixhiku viziton një familje në Krushevë të Klinës, thotë se do mbulojnë të gjitha shpenzimet për vitin e parë për të gjithë fëmijët
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizi...
-
AGK dënon ashpër sụlmin e Kurtit ndaj mediave, tha se paguhen nga regjimet e kaluara
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti li...
-
Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin ShB...
-
Largimi i veturave të braktisura, Rama: Qëllimi kryesor i këtij aksioni është përmirësimi i cilësisë së jetës
Në kryeqytet po vazhdon aksioni nga inspektorati për largimin e veturave të b...
-
Persona të maskuar sulmọjnë kryetarin e FFM-së Muamed Sejdinin
Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Muamed Sejdini, është sulmuar...
-
Reagime pas ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian
Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e integrimit drej...
-
Ish-kryeministri: Kosova do të nis të zbatojë marrëveshjen e Washingtonit në qeverinë e ardhshme
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avd...
-
Arrestohet në Gjilan i dyshuari për 16 mashtrime
Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar sot të dyshuarin F.S. Policia ka ...