Gjermania do të autorizojë dërgesat e tankeve në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 26 April 2022
Gjermania do të autorizojë dorëzimin e tankeve në Ukrainë, deklaroi të martën ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht. Ky është një ndryshim i qartë në politikën e kujdesshme të Berlinit për mbështetjen ushtarake për Kievin, raporton agjencia AFP.
Qeveria gjermane ka rënë dakord të nënshkruajë dorëzimin e tankeve anti-ajrore të përdorur Gepard, tha Lambrecht në një takim ndërkombëtar të ministrave të Mbrojtjes në bazën ajrore amerikane Ramstein, sipas një kopje të fjalimit të saj të cilën e ka parë AFP-ja.
Dyzet vende po mbajnë bisedime urgjente në bazën ajrore në Gjermaninë jugperëndimore për forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës.
Takimi, i mbajtur me ftesë të Shteteve të Bashkuara, është “përqendruar në krijimin e kushteve për të gjeneruar aftësi dhe kapacitet shtesë për forcat ukrainase”, sipas sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin.
Franca po dërgon topat e Cezarit me një rreze veprimi prej 40 kilometrash (25 milje) dhe Britania ka siguruar raketa dhe tanke kundërajrore Starstreak.
Tanket Gepard nuk do të vijnë nga ushtria gjermane, por nga stoqet e mbajtura nga grupi i armëve Krauss-Maffei Wegmann (KMW), thanë burimet qeveritare për AFP.
Ato ishin hequr nga shërbimi 10 vjet më parë dhe duhet të përmirësohen teknikisht, thanë burimet.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është kritikuar për refuzimin e dërgimit të drejtpërdrejtë të armëve të rënda në Ukrainë, pavarësisht se ka shpallur një “pikë kthese” në politikën gjermane të mbrojtjes në përgjigje të luftës.
Kritikët e kanë akuzuar Scholzin për lidership të dobët dhe thanë se socialdemokratët e tij (SPD) janë shumë ngurrues për t’u shkëputur nga politika e tyre historike e tensionit ndaj Moskës.
Scholz, madje, është përballur me kritika nga brenda qeverisë së tij të koalicionit, një partneritet midis SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së liberale.
Kancelari e ka justifikuar qasjen e tij të kujdesshme duke thënë se dëshiron të shmangë një konfrontim të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë, një fuqi bërthamore.
Por, sipas një projekt-dokumenti të parë nga AFP-ja të martën, tri partitë e koalicionit tani planifikojnë të paraqesin një propozim të përbashkët në parlament që bën thirrje për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë.
Dokumenti i bën thirrje qeverisë të “vazhdojë dhe, ku është e mundur, të përshpejtojë dërgimin e pajisjeve të nevojshme në Ukrainë, duke përfshirë zgjatjen e shpërndarjes së armëve të rënda dhe sistemeve komplekse”.
Ai sugjeron, gjithashtu, që ushtarët ukrainas duhet të trajnohen në Gjermani dhe vende të tjera të NATO-s për të operuar me armatimin./rel
Të tjera
-
Abdixhiku: Ali Lajçi një ndër figurat më emblematike të lëvizjes kombëtare
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ...
-
Kurti takon zëvendëspresidentin e MCC-së, gjatë ditës ceremonia e firmosjes së ujdisë
Kryeministri Albin Kurti, priti në takim zëvendëspresidentin në Korporatën e ...
-
Osmani bënë homazhe në nderim të martirëve e dëshmorëve të UÇK-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Vërboc dhe Shtuticë, n...
-
Dëshmitari Abazi thotë se Thaçi ka qenë udhëheqës politik në UÇK, por nuk e ka takuar kurrë
Nuredin Abazi i cili është duke dëshmuar në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve t...
-
Osmani për Ilaz Kodrën: Gardian i lirisë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar në 25 vjetorin e rënies hero...
-
Gjermani: Shqiptari dyshohet se v*au serbin për një borxh prej 15 mijë eurosh
Një ngjarje e rëndë ndodhi të dielen në Dusseldorf të Gjermanisë. Një burr...
-
Konjufca: Projektet e MCC-së me ndikim pozitiv në mirëqenien e qytetarëve
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në ta...
-
E rëndë: I riu në Klinë dyshohet se kreu marrëdhënie se*suale me motrën 14 vjeçare
Një person është arrestuar nga policia, pasi që dyshohet se ka kryer marrëdhë...
-
Homazhe për nder të figurës së Ali Lajçit në Kuvend të Kosovës
Në hollin e Kuvendit të Kosovës sot po mbahen homazhe për ish-deputetin Ali L...
-
Përbërja e re e Qeverisë serbe: Daçiq ministër i Brendshëm, Vulin zv/kryeministër
Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq, propozoi të hë...
-
Kryeziu: Mungesa e progresit në dialog s`është për shkak të të dyja palëve
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se është një zhvi...
-
Prezantohet kabineti i ri qeveritar në Serbi, i sanksionuari i Amerikës do të jetë zëvendëskryeministër
Mandatari për krijimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq ka prezantuar p...