Sot hapet aplikimi për subvencione për kulturat e aktivitetet bujqësore
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/04/bujqesi-780x439-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
09:43 | 26 April 2022
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se më 26 prill do të hapë periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për kulturat dhe aktivitetet bujqësore, të cilat mbështeten përmes programit të pagesave direkte/subvencioneve për vitin 2022.
Sipas MBPZHR-së, hapja e fazës së aplikimit është mundësuar pas aprovimit të këtij programi dhe ndjekjes së procedurave ligjore për hartimin e udhëzimit administrativ, diskutimit paraprak, diskutimit publik dhe hyrjes në fuqi të këtij akti normativ pas shpalljes në gazetën zyrtare, si dhe pas koordinimit të drejtorive për bujqësi në komuna me Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Duke ftuar fermerët që të aplikojnë për mbështetje në kuadër të këtij programi, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka theksuar se në kuadër të këtij programi kanë adresuar rritje substanciale të mbështetjes financiare për fermerë me vlerë prej rreth 50 milionë eurosh.
“Përmes Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022 kemi planifikuar një buxhet prej 5 milionë euro për subvencionimin e naftës, përkthyer në 0.36 cent për litër dhe 8 milionë euro për inputet bujqësore për plehërim pranveror për 4 kultura bujqësore, grurë të përkthyer në 150 euro për hektarë, misër, patate dhe fasule përkthyer në 100 euro për hektarë”, ka treguar ministri Peci.
Ndryshe, sipas ministrisë, në kuadër të PPD-së për 2022 është rritur përkrahja me 216% për grurin, 119% për misrin, 118% për pataten dhe fasulen, 85% për perimet për perimet në fushë të hapur, 100% për perimet në sera, 33% për bletët, 26% për kulturat pemëtarë, 25% për mjedrën, 21.6% për farën e grurit, 16% për qumështin sipas cilësisë, si dhe rritje të konsiderueshme për shumicën e sektorëve dhe nën-sektorëve të paraparë me Programin e Pagesave Direkte 2022./kp
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/10/Screenshot_6-1.png)
Të tjera
-
KQZ përditëson të dhënat, numërohen 99.72% e rezultateve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ora 19;50 ka përditësuar të dhënat e rezult...
-
Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?
Më 28 janar 2025, Hashim Thaçi kishte parashtruar dy kërkesa për lirimin e pë...
-
Aksident me një viktimë në Carralevë
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Carralevë. Në këtë aksid...
-
Abdixhiku: LDK do t’i arrijë rreth 20 % të votave– marrja e pushtetit me çdo kusht nuk është qëllim
Kandidati për deputet nga LDK, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me rezultat...
-
Kosova pjesë e takimit të 26-të, të grupit të kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës në NATO
Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, mori pjesë në ...
-
Nis me probleme procesi i numërimit të votave për deputetë në Drenas
Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë ka filluar sot në o...
-
I vrari në Skenderaj ishte nip i Hysni Gucatit Qofsh i xhehnetit nip, lajmi për vdekjen tënde na preku thellë të gjithë
Ismet Ibishi, personi që mbeti i vrarë me armë zjarri në një lokal në Skender...
-
Vrạsja në Skenderaj: Policia arreston një 62-vjeçar dhe konfiskon disa ạrmë – Në kërkim edhe një i dyshuar
Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me vrasjen që ndodhi gjatë di...
-
Ambasada gjermane: Gjithnjë e më e qartë se në Kosovë duhet të formohet një qeveri koalicioni
Me mbi 99 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurti...
-
PDK mban mbledhjen e Kryesisë: Mbi 200 mijë qytetarë na kanë dhënë besimin
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e parë të Kryesisë pas ...
-
Pas katër vitesh, Mali i Zi dërgon ambasadorë në Prishtinë dhe Beograd
Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kuvendit të Malit të Zi mbështeti pr...
-
Trump emëron në pozitë të lartë O’Brien, më herët ishte angazhuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe Marrëveshjen e Washingtonit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sot ka zgjedhur Robert O’Brien si pjesë t...