Abdixhiku: Skandali me ambasadorin në Slloveni është arsyeja e vërtetë qe pushteti po e refuzon Komisionin Hetimor për rrymën

Autori: Gazeta inFokus
14:10 | 23 April 2022
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për rastin e Ambasadorit të Kossovës në Kroaci, Martin Berishajt, për të cilin mediat sllovene po raportojnë se është përfshirë në një skandal të madh financiar atje.
Ai e ka lidhur këtë rast me refuzimin e Vetëvendosjes për formimin e Komisionit Hetimor në Kuvend për energjinë, duke thënë se kjo është arsyeja e vërtetë e rezistencës së pushtetit për këtë.
“Shpërthimi i skandalit me ambasadorin në Slloveni dhe tani zgjerimi i tij edhe në rajon, është arsyeja e vërtetë e rezistencës së pushtetit ndaj formimit të Komisionit Hetimor në Kuvend”, ka deklaruar Abdixhiku.
Abdixhiku ka thënë se “ky skandal dhe të tjera skandale” në shpenzimin e 120 milionë eurove dhe shtrenjtimin e faturave duhet të zbardhen.
“Asnjë arsyetim refuzues i tyre nuk kishte kuptim. As arsyetimi i luftës në Ukrainë, prandaj – merreni me mend – s’duhej të bëhej ky hetim; as preteksti i ligjshmërisë së nënshkrimeve nuk kishin kuptim. Vetëm një hall i madh prodhonte arsyetime të pashpresa si këto. Por sa më i zëshëm refuzimi i tyre, aq më i domosdoshëm bëhej insistimi ynë. Sot, hetimi parlamentar nuk ka alternativë. Ky skandal, dhe të tjera skandale të renditura në shpenzimin e plot 120 milionë eurove edhe shtrenjtimin e faturave deri në 100%, duhet të gjejnë dritë. Kriza energjetike është një piramidë keqmenaxhimi, neglizhence e tani dhe krimi. Këtë piramidë duhet dhe do ta shembim të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se ambasadori Berishaj duhet të tërhiqet menjëherë, derisa ka thënë se bojkoti i tyre në Kuvend s’do të marrë fund derisa të formohet Komisioni Hetimor për Energji, raporton Express.
“Bojkoti ynë votues në Kuvend, nuk merr fund pa formimin e Komisionit Hetimor për Energji. Sepse s’ka ligj, s’ka temë e s’ka çështje tjetër më me rëndësi se sa kjo me energji. Do ta zbardhim të vërtetën herët apo vonë. Deri atëherë, tërheqja e menjëhershme e ambasadorit të komprometuar tani, formimi i Komisionit Hetimor, e shkarkimi i Bordit të Rregullatorit – që ende refuzon vendimin e Gjykatës rreth tarifave – janë hapa të parë në këtë drejtim”, ka shkruar Abdixhiku.

Të tjera
-
Fillon ndezja e flakadanëve në Prekaz për nder të Epopesë së UÇK-së
Flakadanët janë ndezur në Prekazin legjendar për të shënuar “Natën e Zjarreve...
-
Synimet e dështuara të Serbisë dhe ndikimi i familjes Jashari për lirinë
Sulmet serbe më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998 dhe qëndresa heroike e familjes ...
-
Aksident zinxhiror në Vragoli, policia jep detajet
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tetë automjete janë përfshirë në një ak...
-
Jashari: Institucionet të flasin më shumë për historinë e Epopesë së UÇK-së
Kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka ...
-
21 vjeçarja pas 21 viteve gjenë familjarët e saj
Nesër nga ora 20:00 ekskluzivisht në emisionin Zgjohu, 21 vjeçarja Semra Hazi...
-
“Emrin e saj e mbaj me krenari”, Sala Jashari flet për gjyshen heroinë që dha jetën në përballjen e ashpër me ushtarët serbë me 7 mars 1999
Sala Jashari, 25 vjeçarja nga Prekazi i Skenderajt, tashmë deputete e zgjedhu...
-
Arrestohet një grua në Leposaviq, pranon se e bëri motrën e vet për spital
Në Leposaviq është arrestuar një grua, pasi e njëjta dyshohet se e ka rrahur ...
-
Haradinaj takon ambasadoren kanadeze në Kosovë: Kanadaja, partner i rëndësishëm strategjik
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në ...
-
Pas deklaratave të Trump për ạrmët bërthạmore, Rusia thotë se është e hapur për bisedime
Teksa Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në përpjekje diplomatike p...
-
Kryeprokurori Isufaj takohet me ambasadorin francez, diskutojnë për sundimin e ligjit
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj ka pritur sot ...
-
Kurti takon Koordinatoren e OKB-së, flasin mbi rëndësinë e drejtësisë për viktimat e dhụnës sẹksụale gjatë lụftës
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara n...
-
Flakạdanët e Epopesë së UÇK-së do të ndizen edhe në Prishtinë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sonte në orën ...