Legalizimi i kanabisit mjekësor, Çuçi: Shtojmë kontrollin e territorit që të mos abuzojë askush

Autori: Gazeta inFokus
11:40 | 22 April 2022
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi zhvilloi një takim ditën e sotme me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe drejtorët e policive të Tiranës, Elbasanit, Dibrës, Durrësit e Korçës.
Ai tha për gazetarët se gjatë mbledhjes ishte bërë një analizë e plan-veprimit për 4-mujorin e parë të vitit. Ndërkohë, u shpreh se fokusi në këtë periudhë lidhet me luftën kundër kultivimit të kanabisit, për të cilën beson se policia i ka tashmë mundësitë për ta minimizuar në “maksimume historike” këtë fenomen.
“Ne takohemi gjithmonë. Sot ishte për të bërë një analizë me Drejtorin e Përgjithshëm dhe me gjithë drejtorët e Shqipërisë, po themi qendrore rajonalë, qoftë shefash komisariatesh dhe bëjmë një analizë të plan-veprimit që kishim për 4-mujroin e parë dhe për të lënë detyrat për 4 mujorin e ardhshëm. Fokusi në këtë periudhë lidhet me luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe e bëmë të qartë edhe njëherë që këtu toleranca është zero. Besoj se policia tashmë ka të gjithë mundësinë, aftësinë dhe mënyrat për ta minimizuar në maksimume historike këtë fenomen negativ. Kështu që ishte një takim pune i zakonshëm siç ju thashë dhe besoj se përbën interes për publikun kjo gjë, por nuk është ndonjë takim i jashtëzakonshëm”, tha Çuçi.
Çuçi u shpreh më tej se çështja e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore diskutohet edhe me strukturat. Megjithatë, ai u shpreh i prerë dhe tha se toleranca ndaj kultivimit të kanabisit të paligjshëm do të jetë zero dhe nuk ka të bëjë fare me legalizimin për qëllime mjekësore dhe industriale. Sipas Çuçit ka një tendencë për ta ngatërruar iniciativën e qeverisë për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore me kultivimin apo trafikimin për qëllime përdorimi apo rekreative. Ministri tha se është shprehur para strukturave ditën e sotme që këto dy gjëra nuk kanë lidhje me njëra tjetrën dhe se do të shtohet kontrolli i territorit në mënyrë që të mos abuzojë askush.
“Ka pasur dhe gjithmonë ka një tendencë për ta konfunduar disi iniciativën e qeverisë edhe pas marrjes së përgjigjeve nga Këshillimi Kombëtar në lidhje me legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale me kultivimin apo trafikimin për qëllimi përdorimi apo rekreative. Nuk kanë lidhje fare me njëra-tjetrën. Siç e kam përmendur në qëndrimet e mia publike, por edhe siç ia përmenda sot të gjitha strukturave sot që kjo nuk ka asnjë lidhje. Përkundrazi ne shtojmë forcat dhe kontrollin e territorit në mënyrë që të mos abuzojë askush qoftë i keqkuptuar, qoftë duke e përdorur si një mundësi për të krijuar një terren për të rritur kultivimin. Kjo gjë është shumë e qartë. Tolerancë zero ndaj kultivimit të kanabisit të paligjshëm dhe nuk ka të bëjë fare me legalizimin për qëllime mjekësore dhe industriale. Sa i përket premtimit për rritje rroge për punonjësit e policisë që punojnë larg vendbanimit të tyre, Çuçi tha se, “Po mbyllen procedurat me akte nënligjore. Kemi pasur një po themi, ngadalësim të këtij procesi me krizën që ndodhi, por shumë shpejt besoj unë në mos gaboj do jetë muajin tjetër, të gjitha ato që kemi premtuar dhe parashikuar në buxhetin e shtetit do të realizohen për punonjësit e policisë”, tha ai, shkruan tvklan.

Të tjera
-
Ajola Xoxa kërkon lirimin e llogarive bankare, bashkëshortja e Erion Veliajt paraqitet në Apelin e GJKKO
Ajola Xoxa është paraqitur sërish sot në Apelin e GJKKO ku do të zhvillohet s...
-
Çka përmban marrëveshja SHBA-Ukrainë për ạrmëpushim 30-ditor?
Ukraina tha se do të mbështes propozimin e Uashingtonit për një armëpushim 30...
-
U bë i famshëm duke ngrënë sasi të mëdha ushqimi, vdẹs TikTok-eri 24-vjeçar
Efekan Kultur, i cili u bë i famshëm në rrjetin social TikTok në Turqi por ed...
-
Në QNR përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve, në mesditë fillon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë
Të martën në mesnatë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar ri...
-
Pjesë e organizatës krịmịnale në Milano, kapet shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Policia e Shtetit në Shqipëri e ka arrestuar në qytetin e Laçit, një 33 vjeça...
-
Apeli merr vendim sot për Erion Veliajn
Pas një seance të gjatë mbi 7 orë, Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shtyrë dje ...
-
Zveçan: Konfiskohet ạrmë gjatë kontrollit policor në një shtëpi
Policia e Kosovës ka konfiskuar një pushkë gjuetie dhe katër fishekë të armës...
-
Prokuroria e Bosnjës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut
Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës i ka lëshuar urdhër policisë për n...
-
Policia i shqipton mbi 2 mijë tiketa, 63 aksidente për 24-orë
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 310 tiketa trafik...
-
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Prishtinë, vjedhin edhe kamerat e sigurisë
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë. Hajnat kishin depërtuar me fo...
-
Vetaksident në Pavlan të Pejës, tre të lënduar
Një vet aksident trafiku ka ndodhur dje në Pavlan të Pejës, ku i përfshirë ...
-
FSK-ja e tërheq një mjet të dyshuar afër binarëve të trenit në Radostë të Rahovecit
Një mjet i dyshimtë eksploziv është gjetur dje në fshatin Radostë të Rahoveci...