Delegacioni i shtetit Austriak dhe i bizneseve Austriake viziton fabrikën Comodita
Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 21 April 2022
Një delegacion i shtetit Austriak dhe i bizneseve Austriake në kuadër të Forumit Ekonomik Kosovë-Austri, të organizuar nga Oda Ekonomike Federale e Austrisë, Ambasada e Austrisë, Ministria e Ekonomisë dhe Digjitalizimit të Austrisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, vizituan gjatë ditës së djeshme fabrikën e dyshekëve dhe të shpuzës Comodita në Gjakovë
Një delegacion i shtetit Austriak dhe i bizneseve Austriake në kuadër të Forumit Ekonomik Kosovë-Austri, të organizuar nga Oda Ekonomike Federale e Austrisë, Ambasada e Austrisë, Ministria Ekonomisë dhe Digjitalizimit të Austrisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, vizituan gjatë ditës së djeshme fabrikën e dyshekëve dhe të shpuzës Comodita në Gjakovë
“Më duhet të them qe kjo ështe vizita ime e dytë tek Comodita dhe kur ishim këtu gjatë muajit shkurt patëm një takim shumë të mirë me menaxhmentin të cilat u treguanshumë bujarë dhe ofruan që kur të vimë me delegacionin Austriak të përbërë prej 15-20 kompanive, të na mirëpresin dhe të na tregojmë përreth, andaj edhe e kam përfshirë këtë vizitë në kuadër të programit që do të ketë delegacioni në Kosovë. Më pëlqen koncepti i prodhimit privat dhe mund të them se janë mjaft të sukseshëm.
Nëse flasim për nga vlera, atëherë është 1/4, apo 25% e eksportit të Kosovës dhe ky është me të vërtetë një biznes thelbësor dhe vetëm një kompani e madhe mund të ofrojë një biznes të tillë.” – tha Wilhelm Nest, përfaqësues i Odës Ekonomike Federale të Austrisë, pranë
Ambasadës së Austrisë.
Ndërsa Drejtoresha operative e Comodita, Granita Bunari theksoj: ”Sot në ambientet tona kishim për vizitë një delegacion prej rreth 30 personave me profile të ndryshme nga shteti Austriak, të cilët panë punën dhe veprimtarinë e Comodites. Ne jemi të hapur për vizita të ndryshme nga delegacione europiane dhe botërore, dhe shumë të lumtur që ata shprehen të impresionuar në fund të vizites, duke qenë se Kosova është një vend i vogël dhe pritjet e tyre nuk janë aq të mëdha për të parë dicka të këtij niveli dhe
këtyre përmasave.”
Të tjera
-
Shteti amerikan padit Pfizer për pretendimet “mashtruese” të vaksinës Covid-19
Shteti amerikan i Kansasit ka nisur një veprim ligjor kundër Pfizer mbi “pret...
-
Kush është Kaja Kallas, gruaja që mund të zëvendësojë Borrellin?
Kritike e madhe e Rusisë, mbështetëse e vazhdueshme e Ukrainës, dhe përkrahës...
-
PAMJE DRAMATIKE/ Dallgët “përpijnë” 20-vjeçaren
Momenti tronditës kur një vajzë 20-vjeçare u përfshi nga dallgët e furishme m...
-
Moti në Shqipëri me diell, temperatura deri në 36 gradë
Në Shqipëri moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fr...
-
Akuza të rënda kundër rojeve bregdetare europiane, dyshohet se autoritetet greke morën refugjatë nga toka dhe i hodhën sërish në det
Autoritetet greke të kufirit thuhet, se kanë marrë refugjatë nga toka dhe i k...
-
Doris Pack do të dekorohet me çmimin “Qytetare Nderi” e Podujevës
Podujeve me shumë aktivitete sot shënon Dita e Çlirimit. Për nderë të kësaj d...
-
Gjermania po përshpejton procedurat e vizave për punëtorët e huaj
Ministria e Jashtme gjermane po përshpejton me shpejtësi procedurat e vizave ...
-
Hapet Forumi i Biznesit Kosovë – Portugali
Në Prishtinë do të hapet Forumi i parë i Biznesit Kosovë – Portugali. Në hapj...
-
KRU “Prishtina” sot nis aksionin e shkyçjeve në Veternik
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sot pritet të zhvillojë aksion n...
-
Moti me diell, temperatura deri në 34 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për sot parashihet...
-
Lajçak pas Kosovës viziton Serbinë, pritet të takohet me Vuçiqin
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, pas qëndrimit në ...
-
E dhimbshme, ndahet nga jeta në moshë të re zyrtarja ligjore e Gjykatës në Deçan
Ka vdekur sot në moshë të re Rinora Qorraj, e cila ishte zyrtare ligjore në G...