Sensacionale nga Anglia, Williams e Hamilton, pjesë e grupit që kërkon të blejë Chelsea-n
Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 21 April 2022
Lajm i bujshëm nga Anglia në lidhje me të ardhmen e Chelsea-t. Dy sportistët e mirënjohur, tenistja Serena Williams dhe piloti Sir Lewis Hamilton thuhet se po mbështesin ofertën e Sir Martin Broughton për të blerë klubin londinez.
Sipas “Sky News”, shtatë herë kampioni i Formula 1 dhe 23 herë fituesja e Grand Slameve janë të përgatitur të shpenzojnë nga 10 milionë stërlina funte secili për marrëveshjen. Chelsea pritet të shitet për rreth 2.5 miliardë stërlina.
Broughton, ish-president i British Airways dhe Liverpoolit, me sa duket ka qenë në bisedime me dy “yjet” e sportit, që janë miq me njëri-tjetrin, prej javësh.
Më herët Hamilton ka deklaruar se mbështet skuadrën rivale të Chelsea-t, Arsenalin, që kur ishte pesë vjeç.
I njëjti burim pohon gjithashtu se Hamilton do të luajë një rol zyrtar në përpjekjet e ardhshme të Chelsea-t “për të promovuar diversitetin, barazinë dhe përfshirjen” nëse oferta e Broughton përfundon me blerjen e klubit.
Klubi i Chelsea-t është në shitje që nga muaji mars, pak para se pronari rus, Roman Abramovich, të goditet nga sanksionet e Qeverisë Britanike për shkak të lidhjeve të tij me presidentin rus, Vladimir Putin.
Raine Group, banka që po mbikëqyr shitjen e Chelseat, mund t’i paraqesë qeverisë ofertuesin e tyre të preferuar këtë javë. Broughton, i cili është në krye të ofertës, është një mbështetës i përjetshëm i Chelsea-t dhe ka një gamë të gjerë investitorësh për të mbledhur fonde.
Të tjera
-
Haradinaj ngjitet Majës së Strellcit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është mjaft ak...
-
Nagavci: Le ta mbrojmë gjuhën shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërm...
-
Kurti shkon në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë...
-
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet ne NATO e BE
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në kuvendin e 11-të zgje...
-
Gjendja e fëmijës që u plagọs nga vëllai në Suharekë është stabile
Një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht mbrëmë nga vëllai i tij i mitur në Suha...
-
Haxhiu për agjendën e VV’së: Shah e ping-pong me Deharin
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të agjendës së Lëv...
-
Bëri shqiponjën në Beograd, policia e Daçiqit e arreston shtetasin e Zvicrës
Një shtetas i Zvicrës është arrestuar të shtunën në Beograd, pasi që siç rapo...
-
Ben-Meir: BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin
Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben-Meir thotë se B...
-
Mbi 100 organizata të shoqërisë civile nga Ballkani i kërkojnë BE-së përfshirjen e Kosovës në iniciativën ECMI
Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN), anëtare e së c...
-
Gerxhaliu: Me investimet direkte nga BE, SHBA dhe Kina “Serbia e madhe ekonomike” po bëhet realitet!
Se nuk ka aleanca strategjike por vetëm alenca ...
-
Gara presidenciale amerikane, Trump premton ditën e çlirimit, Harris u shkruan shqiptarëve
Tashmë numërimi mbrapsh ka filluar… kanë mbetur vetëm 2 ditë përpara se Ameri...
-
Ministria e Drejtësisë: Për herë të parë secila komunë do të ketë së paku nga një noter
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se gjatë këtij mandati është trefishuar nu...