Shtatë të vdekur nga varianti i ri i koronavirusit, njerëzit: Po vdesim urie!
Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 19 April 2022
Qyteti është në izolim të plotë, e megjithatë autoritetet kineze raportojnë qindra raste të infektimi me koronavirus dhe 7 të vdekur të tjerë në Shangai.
Sipas autoriteteve, në dy ditët e fundit është raportuar për 10 vdekje. Pekini insiston në politikën e tij të rasteve zero me koronavirus dhe masave të ashpra të izolimit, testimeve masive apo karantinave mbytëse. Në disa postime të paverifikuara në rrjetet sociale është pretenduar se vdekjet në Shangai nuk janë duke u raportuar.
Zyrtarët shëndetësorë në Shangai kanë thënë që më pak se dy të tretat e banorëve mbi 60 vjeç kanë marrë dy vaksina për koronavirus dhe më pak se 40 për qind ka marrë dozën përforcuese. Në shtatë rastet e fundit të vdekjeve, viktimat kanë qenë të pavaksinuar, sipas autoriteteve lokale. Më shumë se 25 milionë banorë të Shangait janë izoluar nëpër shtëpitë e tyre që prej muajit mars. Shumë prej tyre janë ankuar nëpër rrjetet sociale se kanë pak rezerva ushqimore.
Politikat e ashpra kundër banorëve shkojnë deri në shkëputjen e fëmijëve të infektuar nga prindërit. Strategjia drakoniane e Partisë Komuniste Kineze në mesin e përhapjes së Omicron-it e nënvarianteve të tij, është përshkruar si ç’njerëzore nga të huaj që jetojnë në Shanghai, të cilët thonë se njerëz që rezultojnë pozitive me koronavirus, përfshirë fëmijët, merren me forcë nga shtëpitë e tyre e vendosen në qendra qeveritare izolimi, edhe nëse janë asimptomatikë.
Të tjera
-
Vërshimet në Evropën Qëndrore, kështu duket sot autostrada pranë Vjenës – Pamje
Disa lumenj në Evropën Qendrore dolën nga shtrati të hënën, duke shkaktuar pë...
-
Ministrja gjermane në Kosovë, pritet nga Vjosa Osmani në 14:15
Presidentja Vjosa Osmani pak pas dreke do ta presë në një takim ministren e s...
-
Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë, Konjufca: Demokracia mirëmbahet nëpërmjet angazhimit qytetar
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se asnjë sukses i Kuvendit...
-
Hamza takon ambasadorin e Finlandës: Kosova të gjitha sfidat i ka përballuar dhe tejkaluar me përkrahjen e aleatëve
Kandidati i PDK’së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se s...
-
Ish-pjesëtar i UÇK’së- Kush është dëshmitari i radhës që po intervistohet në seancë të mbyllur nga Specialja?
Prokuroria në Dhomat e Specializuara në Hagë po interviston dëshmitarin e rad...
-
Parlamenti hap dyert për Ditën e Demokracisë
Në Hollin e Kuvendit të Kosovës po shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë....
-
Komuna e Gjilanit blen autoambulancë afro 60 mijë euro
Komuna e Gjilanit ka nënshkruar kontratën për blerjen e një autoambulance për...
-
Ṣhpërthiṃ në qendër të Këlnit
Një shpërthim ka dëmtuar një ndërtesë në qendër të qytetit perëndimor të Gjer...
-
Si u pikas mes shkurreve 58-vjeçari që tentoi të vrịste Donald Trump-in në fushën e golfit
Ish-presidenti Donald Trump dyshohet se ka qenë sërish shënjestër e një atent...
-
Fillon bojkotimi i mësimit nga klasët e dyta në shkollën “Dardania” në Prishtinë, prindërit kërkojnë orar më të përshtatshëm
Nxënësit e klasëve të dyta në shkollën “Dardania”, në Prishtinë kanë nisur bo...
-
Kosova strehon gazetarin e ri ukrainas
Gazetari ukrainas, Kostyantyn Grygorenko, së bashku me bashkëshorten, Svitlan...
-
Edita Tahiri: Ura vazhdon të jetë e mbyllur, Kurti ka menduar se është lehtë
Janë bërë më shumë se një muaj që kur autoritet në Kosovë vendosën për hapjen...