Kusari: Me ligj asnjëri nga deputetët e opozitës s’mund të jetë kryesues i komisionit hetimor parlamentar
Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 19 April 2022
Shefi i grupit parlamentar të Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga të gjitha grupet parlamentare që të përkrahet mocioni procedural për formimin e komisionit hetimor parlamentar.
“Kërkojmë që gjithë grupet parlamentare ta përkrahin këtë mocion procedural, të jetë si pikë e parë e rendit të ditës, pastaj komisioni ta kryejë punën e vet”, ka thënë Tahiri në seancën e sotme.
Ndërkaq, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, tha se pamundësohet funksionalizimi i këtij komisioni, pasi sipas saj, asnjëri nga deputetët e opozitës nuk mund të zgjidhet kryesues i këtij komisioni, duke qenë se janë iniciues të tij.
“Në mocionin e prezantuar nuk përmendet fakti që 40 deputetët nënshkrues janë iniciues. Kryesuesi zgjidhet nga radhët e një grupi parlamentar që nuk është iniciator i një komisioni hetimor dhe nuk i përket partisë së koalicionit qeverisës. Në rrethana aktuale pamundësohet funksionalizimi i këtij komisioni hetimor, përderisa ata janë iniciues të këtij komisioni hetimor. Me ligj asnjë nga deputetët e opozitës nuk mund të jetë kryesues i komisionit hetimor parlamentar”, tha ajo, njofton Klankosova.tv
Ajo madje përmendi edhe kohën kur ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, më 2018 kishte thënë se nuk mund të funksionalizohej komisioni i propozuar atëkohë nga LDK-ja dhe VV-ja.
“Prandaj në këtë rrethanë por bazuar edhe në praktikën e Kuvendi të Kosovës, më 2018, kur aso kohe Kadri Veseli tha se nuk mund të themelohet komisioni hetimor i iniciuar nga LDK-ja dhe VV-ja, pasi nuk mund të udhëhiqet nga njëri grup parlamentar që është edhe iniciues i grupit hetimor”, shtoi Kusari Lila.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...