“Qeveria po merr vendime pa studime paraprake”
Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 18 April 2022
Ekonomisti, Muhamet Mustafa, tha se të gjitha qeveritë në Kosovë e kanë një problem serioz pasi që vendimet e rëndësishme ekonomike i marrin pa evidencë të caktuar.
Mustafa tha se qeveria ishte në nën presion të inflacionit prandaj u detyra të marrë këtë vendim, të jep në formë të ndihmave nga 100 euro, gjë kjo e cila sipas tij nuk e zgjedhë problemin në mënyrë të qëndrueshme.
“Unë mendoj se në përgjithësi Kosova ka probleme, jo vetëm kjo qeveri por të gjitha qeveritë, cila ma shumë cila ma pak kanë një problem serioz. Problemi serioz është që vendimet e rëndësishme ekonomike i marrin pa evidencë të caktuar. Kur them evidencë e kam parasysh se duhet të bëhen alternative, duhet të bëhen analiza, duhet të bëhen studime të efekteve. Natyrisht që qeveria ishte nën presion të inflacionit dhe për shkak të një gjendje që është krijuar, për shkak të një disponimi që u kriju që qeveria nuk është duke ndërmarr shumë atëherë qeveria u detyra ta merr këtë masë e cila ka njëfarë efekti sepse një situatë momentale që dikush është në krizë, që është në zor për 100 euro sepse me atë 100 euro e zgjedhë një problem dhe gjithashtu një sasi e tillë e parasë do të hedhet në qarkullim brenda muajit është e mirëseardhur për shumë biznese tregtare, prodhime vendore, për ndërmarrjet tregtare prodhuese etj megjithatë mendoj se nuk mund të quhet se me këtë krijohet një masë kritike për të zgjedhë problemet në mënyrë të qëndrueshme”, tha ai.
Më tutje profesori Muhamet Mustafa tha se në situata të tilla, qeveria duhet të bëj analiza para se të del me një vendim në kuvend.
“Duhet të bëhen analiza…..Qeveria kur del me një vendim në Kuvend ose të bien një ligj duhet të del me bilance pse e ka marrë këtë vendim, çfarë do të zgjedhë, cilat alternativa i ka pas në disponim dhe pse e ka zgjedhë këtë alternativë. Qeveria duhet të ketë kujdes, që para vendime të tilla të bëjnë një analizë të tillë të efekteve”, tha Mustafa sonte në tëvë1.
Të tjera
-
Bislimi: Po ecim me hapa të shpejtë drejt rritjes ekonomike dhe përafrimit me BE-në
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi thotë se Raporti i sivjetmë i Progresit d...
-
Ganimete Musliu e bindur: Qeverisë Kurti po i vije fundi
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka komentuar deklaratën e zëvendëskryemi...
-
U nisën për të përcjellë takimin e Ramës, Greqia bllokon gazetarët shqiptarë në Kapshticë
Prej më shumë se 90 minutash, grupi i xhirimit dhe gazetarë të mediave shqipt...
-
24 vjeçari kosovar godet për vdekje me veturë një 57 vjeçar në rrugën Milot – Morinë
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Milot-M...
-
Zbulohet shifra ‘marramendëse’ që pagoi Stresi për t’u liruar
Reperi Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, dje u vetëdorë...
-
Trump dhe Harris në Karolinën e Veriut, në fundjavën e fundit të fushatës zgjedhore
Demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump do të jenë sot në Karol...
-
Stresi lirohet nga paraburgimi në Pejë
Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur në publik si “Stresi” është liruar ...
-
Ditë zie në Serbi, në disa komuna me shumicë serbe në Kosovë flamujt serbë ulen në gjysmështizë
Në disa komuna me shumicë serbe në Kosovë flamujt srbë u ulën në gjysmështizë...
-
“Pjesën më të madhe të punës e kryen dëshmorët”, Kurti e Konjufca bëjnë homazhe te varret e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut
Në 35-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, ...
-
Emocionon nëna e heroit Afrim Zhitia: Humbja e tyre dhimbje e madhe shumë, por e di për çka kanë rënë
Nëna e heroit të kombit, Afrim Zhitia, Qamile Zhitia ka treguar momentin e rë...
-
Për Darkën e Lamës përgatitet flija dy metërshe, po shikohet mundësia për të aplikuar në Guinness
Këtë të shtune në Has të Prizrenit po mbahet për herë të dytë Darka e Lamës, ...
-
SHBA “karton të verdhë” UNMIK-ut rreth raportimit për situatën në Kosovë, i kërkon ta ruajë paanshmërinë
Ambasadori Robert Wood, përfaqësues alternativ për Çështje të Posaçme Politik...