Trusti vjen me njoftimin e fundit
Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 18 April 2022
Pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, është bërë e qartë se Qeveria dhe partia në pushtet janë kundër tërheqjes së një pjesë të parave nga Trust-i.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – si partia më e madhe opozitare ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.
Kësaj nisme i janë bashkuar edhe partitë tjera opozitare, duke konsideruar se mirëqenia e qytetarëve është cenuar dukshëm pas rritjes së inflacionit në muajit e fundit.
Para disa ditësh, Trusti njoftoi se ka pësuar humbje milionëshe nga investimet në tregjet e jashtme, pas fillimit të krizës në tregjet ndërkombëtare financiare pas pushtimit rus në Ukrainë.
Gjithsej 90 milionë euro ishte shuma që Trusti lajmëroi se ka humbur nga investimet në tregjet e jashtme, vetëm në 7 ditët e para të fillimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Mirëpo, sipas të dhënave më të fundit nga tregjet e jashtme, Trusti ka arritur të rikthej nga fitimet rreth 60 milionë euro fitim.
Me 13 prill 2022, Trusti ka deklaruar se ka nën menaxhim 2, 340, 383,190 euro derisa më 25 shkurt kishte deklaruar se ka 2, 286, 571.013 euro.
Fondi pensional e kishte mbyllur vitin 2021, me një buxhet fiks në vlerë prej 2, 353, 174, 911 euro.
Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.
Për shkak të situatës së rëndë ekonomike, deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së më 9 mars ka dorëzuar në Kuvend Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.
Ky projektligj pritet t’i dërgohet Kryesisë së Kuvendit për futje në rend dite për shqyrtim.
Sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.
Ata që kanë deri 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 mijë – 20 për qind.
Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind të shumës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se nuk e sheh si zgjidhje të problemit, lejimin e tërheqjes së parave nga Trusti pensional.
Kurti ka thënë se me Pakon e Ringjalljes Ekonomike, vetëm zbutet kriza në Kosovë.
“Ne e kemi thënë edhe shumë më herët, edhe kur ishim në opozitë edhe tani. Me pakon e ringjalljes ekonomike, ne e zbusim krizën. Nuk konsideromë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm, ta zgjidhim problemin”, tha Kurti.
“E keni parë që edhe dy ekspertë të njohur të Fondit Monetar Ndërkombëtar e kanë dhënë vlerësimin e tyre se një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”.Fondi i Kursimeve Pensionale ka mbi 700 mijë kontributpagues.
Aktualisht, 78 për qind e mjeteve janë të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare dhe rreth 22 për qind në Kosovë, shkruan Periskopi.
Kontributpaguesit, 10 për qind të shumës së siguruar nga kursimet pensionale, të fituar gjatë kohës sa kanë punuar, e kishin tërhequr në vitin 2020.Nga Trusti ishin tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontributpagues. Tërheqja ishte bërë pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike. /paparaci.com
Të tjera
-
Ganimete Musliu e bindur: Qeverisë Kurti po i vije fundi
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka komentuar deklaratën e zëvendëskryemi...
-
U nisën për të përcjellë takimin e Ramës, Greqia bllokon gazetarët shqiptarë në Kapshticë
Prej më shumë se 90 minutash, grupi i xhirimit dhe gazetarë të mediave shqipt...
-
24 vjeçari kosovar godet për vdekje me veturë një 57 vjeçar në rrugën Milot – Morinë
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Milot-M...
-
Zbulohet shifra ‘marramendëse’ që pagoi Stresi për t’u liruar
Reperi Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, dje u vetëdorë...
-
Trump dhe Harris në Karolinën e Veriut, në fundjavën e fundit të fushatës zgjedhore
Demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump do të jenë sot në Karol...
-
Stresi lirohet nga paraburgimi në Pejë
Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur në publik si “Stresi” është liruar ...
-
Ditë zie në Serbi, në disa komuna me shumicë serbe në Kosovë flamujt serbë ulen në gjysmështizë
Në disa komuna me shumicë serbe në Kosovë flamujt srbë u ulën në gjysmështizë...
-
“Pjesën më të madhe të punës e kryen dëshmorët”, Kurti e Konjufca bëjnë homazhe te varret e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut
Në 35-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, ...
-
Emocionon nëna e heroit Afrim Zhitia: Humbja e tyre dhimbje e madhe shumë, por e di për çka kanë rënë
Nëna e heroit të kombit, Afrim Zhitia, Qamile Zhitia ka treguar momentin e rë...
-
Për Darkën e Lamës përgatitet flija dy metërshe, po shikohet mundësia për të aplikuar në Guinness
Këtë të shtune në Has të Prizrenit po mbahet për herë të dytë Darka e Lamës, ...
-
SHBA “karton të verdhë” UNMIK-ut rreth raportimit për situatën në Kosovë, i kërkon ta ruajë paanshmërinë
Ambasadori Robert Wood, përfaqësues alternativ për Çështje të Posaçme Politik...
-
Dy qytetarë në Pejë dorëzojnë në Polici shuma të konsiderueshme parash dhe dokumente që i gjetën në rrugë dhe autobus
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy qytarë në Pejë janë paraqitur në stacion ...